Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Porta e fshehtë e një gruaje

696
Sigal

Në lashtësi mendohej, se aroma e gruas së virgjër,
kishte efekte shëruese e çudibërëse te burri,
portën e fshehtë dhe pse s’ruhej nga ndonjë tigër,
se pushtoje dot, nëse asaj nuk i qeshte nuri.

Se ajo ndien trokitjen e dalldisur të dashurisë ,
grimcën shpërthyese të erosit të pa shijuar,
gjithë nur flirton për të zbuluar hiret e vajzërisë,
futet lakuriq në ëndrrën e burrit të dashuruar.

E sigurt nxit vrulle me ereksione të pa hulumtuara,
bëhet perëndeshë seksi përtej kufirit femëror,
portën e fshehtë hap me vetëbesim për të gjarpëruar,
në shtigjet e sensualitetit të pastër burrëror.

Aroma e gruas së virgjër, mbart enigmën e tërheqjes,
lidh burrin në fshehtësi, me të nxehtat ndjesi,
e magjeps me biskun, që ka arritur kohën e pjekjes,
e ndjell me puhizën dehëse, që rrjedh në pëqinj.

Mos prit të pushtosh portën e fshehtë të një gruaje,
të ndiesh bukurinë dhe enigmën e fshehtësisë,
nëse zemrën ia thërrmon, kur tretet nëpër vuajtje,
nëse aromën ia rrëkëllen, me grykësinë e tradhtisë.

Shpirtin e gruas e rrahin stuhi e fllade gjethesh,
kujdes kur drithëron e rrjedh gjak në heshtje,
mos ia thyej me dhunë portën, kur tretet mes ethesh,
se brenda saj zgjohen instinktet e një luaneshe!