Suplementi Pena Shqiptare/ Mexhit Prençi: Njeriu, kryefjalë në veprën letrare

231
Sigal

 

1

Tri pyetje për shkrimtarët: Përse shkruani? Për çfarë shkruani? Për kë shkruani? Njeri thotë: shkruaj për të kënaqur vetveten. Një tjetër thotë: shkruaj kur më vjen për të shkruar. X, – shprehet se shkruan pas impresioneve, që merr nga takimi me njerëzit, ngjarjet e situatat në një realitet të caktuar dhe i hedh në letër të komunikoj me njerëzit me gjuhën e artit. Ndryshe Y, – e konsideron veten të veçantë dhe shkruan letërsi me një fantazi frelëshuar të pa arsyeshme. Shpjegimin e togfjalëshit “fantazi e pa arsyeshme” e gjej te thënia e Francisko Gojës:“Fantazia e paarsyeshme pjell përbindësha, ajo e lidhur me arsyen është mëma e dijes dhe mrekulli e artit”.

2

Shkrimtarë të ndryshëm shkruajnë ndryshe. Ata kanë këndvështrime të ndryshme, vizione të ndryshme. Kanë qasje të ndryshme edhe për njeriun (personazh në një vepër letrare): dikush e vendos në qendër të veprës njeriun, një tjetër, u jep përparësi ngjarjeve, situatave, rrethanave, atmosferës dhe objekteve. sipas vështrimit të tij subjektiv, ndërsa sipas meje është qasje e gabuar.

3

Shkrimtari, që reflekton një realitet historik e bashkëkohor të caktuar dhe e shndërron në realitet artistik në vepër, nëse nuk e vendos njeriun ( personazhin) në qendër të saj, nuk paraqet me vërtetësi artistike realitetin jetësor në raport me të vërtetën e jetës..)

4

Unë jam me Euripidin, tragjikun e Madh dhe të fundit të Athinës. Në tragjeditë e tij pasqyrohet kriza politike dhe ideologjike në demokracinë skllavopronare të Athinës në gjysmën e dytë të shek.V p.e re. Si “filosof i skenës” siç është quajtur Euripidi vuri në qendër të veprës Njeriun dhe e paraqiti artistikisht siç është ai vetë në realitetin ku jeton e punon .

***

Ndërsa Eskili e paraqiti njeriun, më të mirë seç ishte në realitetin jetësor ekzistues, si njeri ideal.

5

Togfjalëshi “e vuri njeriun në qendër të veprës”  me hallet e problemet e jetës, përveç kuptimit të mirëfilltë i jep përgjigjen edhe pyetjes që shtrohet në fillim të këtij shkrimi e, në të njejtën kohë shpreh të vërtetën e jetës se njeriu realisht është në qendër të jetës, çka i tillë duhet të jetë edhe në veprën artistike në luftë me të keqen për të arritur të mirën, në luftë me regresiven për progresiven, në luftë për mirëqenie, liri e drejtësi, kundër të fortit që sundon të dobtin.

6

Në dramaturgji, letërsi & kinematografinë tonë shpesh autorët u japin përparësi ngjarjeve, situatave, rrethanave & objekteve sa njeriu del në plan të dytë. E kundërta është ajo që duhet: Njeriu ((personazh letrar ) është e duhet të jetë kryefjale e kryefjalëve në një vepër artistike.