Suplementi Pena Shqiptare/ Mevlan Shanaj: Një përshëndetje  për artistët e Korçës

554
Sigal

Si u njoha më 1969 në xhirimin e filmit “ I teti në bronx” me regjisorin korçar Viktor Gjika

“KoKoFest”, kështu quhet takimi i komedisë teatrore shqipfolëse ne Korçë. Emër i gjetur “Komedi Korçë, Ko-Ko”, si një dhurate përkëdhelie fëminore. Pas ftesës së ardhur, nuk është hera e parë, u ktheva në një digresion për teatrin “Anton ZakoCajupi”, të Korçës, me te cilin kam pasur bashkëpunime ndër vite. Lidhja me këtë teatër ka ndodhur shumë kohë të shkuara kur nuk isha te të 13-at. Një ndër shfaqjet mbresëlënëse “Lulja e kujtimit”, dramë romantike që të bënte për vete me interpretimet emocionuese të aktorëve, që më vonë kanë bërë histori në artin e skenës dhe ekranit. Shfaqja “Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit, ka qenë një ndër shtysat e bukura për mua si fillim, më pas emri i Aleksandër Moisiut dhe Zef Jubanit, që më mbrujtën ëndrrën e aktrimit. Duke medituar për teatrin e Korçës, kthehem më 1969 në xhirimin e filmit “I teti në bronx” të regjisorit korçar Viktor Gjika. Gjatë këtij filmi u miqësova me Piro Manin që kishte ngritur “Perandorinë” e këtij teatri.  Intervistova Sokrat Mion, themelues i regjisurës, bashkë interpretova apo i ftova në filmat e mi, aktorët: Pandi Raidhi, Vangjo Grabocka, Dhimitër Trajçe, Jani Riza, Vangjush Furxhi, Thimi Filipi, Dhimitër e Dhora Orgocka, Krisanthi Kotmilo, Dhimitra Mele, Qefsere Trako, Valentina Caci, Vani Trako, Aleko Skali, Koço Qendro, Stavri Shkurti, Dhimitra Plasari, Spiro Karanxha, Perika Gjezi, (Llazi Serbo, Minella Borova, Niko Kanxheri, Petrika Riza, kishim qenë në një klasë), më vonë Marko Bitraku dhe më vonë Sotiraq Bratko, Guri Koço, Zamira Kita, apo Ligoraq Riza. Gjithë këta emra, njëri më i mirë se tjetri. Të gjithë aktorë të teatrit të Korçës. Si një mik i mjedisit të këtij qyteti, kam realizuar 16 vepra së bashku me gjithë këta miq që përmenda. Ndihem krenar, pasi pa ndihmën e tyre nuk do mundesha. Nderim për korçarët e dijes, kulturës, patriotëve të talentuar, vetëm si ata.