Suplementi Pena Shqiptare/ Mevlan Shanaj: E adhuroja Sulejman Pitarkën

160
Sigal

E adhuroja Pitarkën, për mënyrën e tij të interpretimit . Gati në çdo karakter të krijuar ai ndërtonte njeriun ala Pitarka që çdo shikues afeksionohej . Nuk ka besoj ndonjë figurë artistike të krijuar prej tij që nuk të mbetej në mëndje. Sipas meje kjo ndodhte pasikarakteret e tija ishin shumë jetësore! Më shumë kishte personazhe të rëndësishme në një vepër jo krejt qëndror , vetëm në dy tre raste pati role kryesore. Natyrshmëria ishte tipari dallues!

Nuk dinte të sforcohej. Teksti vinte lirshëm sikur po e thoshte aktori aty për aty dhe nuk ishte shkruar nga autori! Kishte besushmëri në skenë! Përveç të tjerave drama e shkruar nga Sulejman Pitarka “ Familja e peshkatarit” kishte bërë jehonë të madhe si një ndër veprat më të arritura sipas stilit të kohës, ishte vënë dhe rivënë në Teatrin Popullor ! U bë edhe film” Oshëtimë në bregdet”Jonuz Bruka u interpretua shkëlqyeshëm nga Kadri Roshi, Naim Frashëri dhe Ndrekë Luca! Meritën kryesore për atë figurë gati mitike të babait patriot e kishte padyshim autori Sulejman Pitarka! Rastisi të flinim në një dhomë në hotel turizmi i vjetër Pogradec. Po xhironim në “ Rrethimi i vogël”. Unë kisha vite që nga puna si regjisor në TVSH pothuajse isha shkëputur nga interpretimet nëpër filma, por edhe nuk më linin nga puna. Kisha dy ditë që kisha vajtur, pas ftesës së dy miqve të mi shokëve të klasës regjisorit Saimir Kumbaro dhe Timo Fllokos që kishte rolin kryesor. Në dhomën time dyshe e sollën Pitarkën. Natën e parë që erdhi nga Tirana ashtu i urtë i qetë i ditur m’u duk edhe më babaxhan. Është ora 21.00 më tha : Unë fle me pulat! Unë për të mos e shqetësuar zbrita poshtë në lokalin e bukur të turizmit! Për mua ai lokal ishte shumë i ngrohtë! Në mëngjez herët në ora 4.00 u çua dhe po bënte një kafe. Kishte me vete takëmet dhe një plitkë të vogël korenti për kafenë. Filloi të lexonte. U mësova me regjimin e tij. Flinte herët zgjohej herët dhe lexonte deri nga ora 8.00  Pothuaj çdo ditë rreth 3 orë leximi. Lexonte italisht! Si dibran i mirë nikoqir, më tha se për këto dy ditë nuk do ja lë paret restorantit, kishte marr një pulë të pjekur. Më tregonte kur kishin lëvizur nga Dibra për në Shijak dhe punën që kishte bërë në bankë. Pas disa kohësh e takova në mëngjez herët te kafja e Radio Tiranës. Pse ke ardhur kaq herët? i them. – Për të lexuar ndonjë tekst në programet e mëngjezit! – Për aq pak para, ndoshta nuk ja vlen i them. – Dëgjo , më tha , lekë- lekë bëhet paraja. Në fund të muajit më bëhen 3000 lekë për cigaret dhe kafenë. Rrogën ja çoj plakës pa e prekur dhe ajo më thotë: Sa djalë i mirë je ti Sulë! Më vonë u takuam me regjistrime të dramave në TVSH si “ Shënomëni edhe mua”dhe sidomos roli i Sulejman Vokshit” Epoka para gjyqit”. Të dy këta role realizuar shkëlqyeshëm nga Pitarka, mendoje se ishin shkruar enkas për të. Transformimet e dy tipave krejtësisht të ndryshëm, kishin vulën e tij! Më mirë nuk besoj se mund të bëheshin. Në logjikën time Sulejman Vokshi i Sulejman Pitarkës ishte ashtu siç e kanë imagjinuar gjithë shqiptarët. Figurë madhore me staturë burrërore në fjalë dhe në xhest! Sulejman Pitarka ishte bërë aktor i preferuar i regjisorëve ! Kishte ngarkesë, po shumë herë edhe i bishtonte. Në atë kohë doli thënia monumentale e Sulejman Pitarkës: I bukur është teatri shumë i bukur, po çe do, ka shfaqje në darkë!( Siç të mbetet në kokë ndonjë gjë në jetë, më ka mbetur : Lekë -lekë bëhet paraja, gjë që nuk arrita ta zbatoja)