Lotët marrin peng fytyrën e një gruaje,
ujitin dhimbjet në trupin e saj,
shpirti lundron si një anije e ndryshkur,
në oqeanin mbushur me lotë pa faj.
Nata fsheh mistere mes njerëzish,
ndoshta shumë jatikë të mykur në lotë.
Të pakta janë gratë që tregojnë të vërtetën,
jetojnë të shtypura dhe nuk largohen dot.
Sa gra të palumtura ka në botë!
Burrat e tyre, me alkoolin dashuruar,
bixhozi peng brekët ju kanë marrë.
Gratë vuajnë pasojat, pranë fëmijëve qajnë.
Do t’i pyesja lotët: Pse rrjedhin mbi një grua?
Dua t’i ndaloj të bien mbi një burrë,
ta ndjejë ai, sa dhimbje ka shkaktuar,
dhe gruan e tij të mos e lëndojë kurrë.