Gjith kohës vrapon pas hijes sime,
Sado që vrapon, s’na arrin dot kurrë.
Mundohesh gjith kohës me poshtërsitë e tua,
Unë nuk shoh pas dhe nuk bëhem urë.
S’më duhet ç’bën dikush para meje,
Dua që rruga për të gjithë të ketë krye.
Dhe ti, mbas meje, të ecësh më shumë,
Që të gjithë të vrapojnë në jetën e tyre.
Kjo botë ka rrugë të kalojnë të gjithë,
Dikush para apo pas meje.
Lëri xhelozitë ndaj shoqërisë,
Se do ngelesh gjithmonë ti pas të tjerëve.