Suplementi Pena Shqiptare/ Mentor Haziri: Moza – Zhan d’arku i Shqipërisë

U shfaq në ekran si një rrufe, si një dritë e si një shpëtimtare e gruas shqiptare, në një kohë kur ekrani ynë prodhonte vetëm silikon, plastike këto 15 vitet e fundit. Ky ekran i njejtë ndër vite rriti ccmimin silikonit dhe uli vlerën gruas që e bëri nëna natyrë.

Dhe papritmas, Moza u shfaq m,u në këtë ekran jo me trup të bërë, por me mendje të ndritun.

NOA

Jo me trup të injektuem, por me thjeshtësi e dashni që e trashëgoi që nga lindja e rritja e saj.

Ajo u shfaq si Zhan Dark-u, shenjtorja franceze qe e dogjën në shesh, sepse foli me shumë se cc’duhej, por fjalën nuk ia dogji askush.

Edhe Moza e ndezi ndërgjegjen tonë të fshehur të dijes interkontinentale që ajo e ka, duke e shfaqur në bisedat e saja brenda asaj ferme me banoret e tjera femra që po zbulojnë që ka më shumë nga një grua se sa flokët bukuria dhe thashethemet.

Moza është gruaja shqiptare që kemi harru: ajo gruaja tiranase akademike, ajo gruaja e karnevaleve të Korccës, ajo gruaja që trashëgoi teatrin nga gjyshja dhe që nget bicikletën në Shkodër, ajo gruaja që vishet Punk në fillim vitet e 80-ta në Prishtinë, ajo që del në park me libra në dorë, jo me fillera ne faqe, ajo qe rri me gra te tjera, qe i degjon e i ndihmon.

Moza po na kujton dicka kolektive qe moti na kishte munguar:

qe vlera nuk eshte artificiale por e permbytyn qellimshem,

qe bukuria nuk matet me sasi silikoni,

qe gruaja shqiptare nuk ka nevoje per shpetim nga burri – po nga sistemi qe e ka zhvesh ate nga dinjiteti.

Dhe he per he tani kemi Mozen cdo nate, me dijeni, me keshilla dhe e pakompromis ne vleren e gruas shqiptare qe eshte fshehur qellimshem nen fasaden e rreme te shoëbiz-it tone helmues.

Moza nuk eshte trend.

Moza eshte kthim te rrënja.

Te gruaja.

Te vlera.

Moza eshte shqiptarja qe e kishim dhe e harruam.

Zhan d’ark-un e dogjen ne shesh, kurse Moza po ndez ndergjegjen tone te fshehur. M.H