Suplementi Pena Shqiptare/ Luftulla Peza: Gjuha shqipe është pronë e kombit shqiptar

1227
Gjuha është elementi bazë, që përcakton përkatësinë etnike të ç’do populli. Prandaj çdo vend dhe popull gjuhës së tij i kushton vëmendje të jashtëzakonshme dhe harxhon për te shuma të mëdha parash, për ta ndriçuar sa më mirë. Sipas dijetarit të madh maqedono-shqiptar Aristoteli, “sa më e vjetër të jetë gjuha aq më fisnik është populli, që atë e flet”. Kjo e vërtetë ka rëndësi të madhe kulturore për ne shqiptarët, sepse flasim gjuhën më të lashtë të planetit, të provuar me prova të shumta bindëse dhe të pakundërshtueshme. Prandaj gjuhës së tij amtare çdo popull kërkon ti gjinden rrënjët, sepse në këtë mënyrë përcaktohen edhe rrënjët e vetë popullit. Të gjithë popujt ballkanik dhe evropian e kanë zgjidhur problemin e origjinës së gjuhës së tyre dhe me këtë edhe të popullit të vet. Gjuhëtarët e tyre punojnë pa pushim për këtë, mbledhin prova dhe shpesh i falsifikojnë ato në favorin e tyre. Kështu p.sh. mjaft studiues grekë dhe disa studiues të prapambetur perëndimorë, mundohen me të gjitha llojet e falsifikimeve ta paraqesin gjuhën greke më të lashtën në Evropë, duke falsifikuar edhe provat. Por “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit (shek.8 p.e.s.), që ata i kanë falsifikuar si vepra letrare në gjuhën greke, vërtetohen plotësisht, se janë në gjuhën pellazge/shqipe dhe në to nuk ka asnjë shenjë greke. Edhe mbishkrimet e lashta të Vinkës (mijëvjeçari VI 6 p.e.s.), Athinës, Korintit (shek.VIII p.e.s.), Thebës (shek. VII p.e.s.), Kretës (shek.VI-III p.e.s.) etj., i përkasin gjuhës pellazge/shqipe dhe jo greke. Kështu grekët janë popull më i ri dhe të ardhur në rajonin e Egjeut gjatë shekullit V p.e.s., ndërsa shqiptarët janë vendas, autokton. Në situatë krize origjine janë edhe serbo-bullgarët e Maqedonisë. Këta mundohen ta paraqesin veten si maqedonë, me origjinë nga maqedonasit e lashtë. Mundohen të falsifikojnë edhe gjuhën e lashtë maqedone, sikur e kanë folur paraardhësit e tyre. Por nga gjuha, që ka folur mbreti Filip, Aleksandri i Madh, filozofi i madh Aristoteli etj. kanë mbetur mbishkrime të qarta, që vërtetojnë se gjuha maqedonase ka origjinë pellazge dhe përputhje të plotë me gjuhën e sotme shqipe (zbardhur nga studiuesi nga Kosova, Shaban Berisha). Shqiptarët, megjithëse me historinë dhe gjuhën më të lashtë të shkruar në botë dhe me më shumë prova shkrimore se të gjitha gjuhët e tjera, janë ende në gjysmën e rrugës, në sajë të sabotimit nga gjuhëtarët e tyre. Këtë e them me keqardhje, por është reale dhe rasti i parë në botë, që ndodh kështu, ku gjuhëtarët nëpërkëmbin provat e lashtësisë së gjuhës së tyre amtare, bëjnë krim. Gjuhëtarët shqiptarë megjithëse paguhen nga shteti për të studiuar gjuhën shqipe dhe të analizojnë provat, që ka me shumicë për lashtësinë e saj, nuk bëjnë asnjë përpjekje për ti analizuar këto prova. Ata kanë gjetur rrugën më të shkurtër, më mirë i mohojnë këto prova dhe largohen nga puna e vështirë, që lidhet me studimin e tyre. Dijetarët e huaj kanë theksuar se gjuha shqipe ka një farë lidhje me gjuhën ilire, thrake etj., por nuk ka dokumente shkrimore për këtë. Këto fraza përsëriten si papagalli nga gjuhëtarët shqiptarë. Ata nuk bëjnë asnjë përpjekje për studimin e gjuhëve ilire, thrake, maqedonase etj., nga e cila mendohet se vjen gjuha shqipe. Ata nuk përpiqen fare ti lexojnë mbishkrimet e lashta, të krenohen me këtë punë dhe ti sjellin dobi gjuhës dhe kombit të vet, por në disa raste i kanë falsifikuar ato qëllimisht. Në këtë rrugë të mbrapshtë ata mbështeten në disa dogma të gabuara të mësuesve të tyre dhe disa albanologëve të huaj, që nuk e kanë studiuar plotësisht gjuhën shqipe, nuk bëjnë as para as anash. Të ngelur në udhëkryq për origjinën e gjuhës dhe të kombit të vet, shqiptarët janë mjaft të shqetësuar dhe mundohen të kërkojnë zgjidhje. Për t’i ardhur në ndihmë kësaj çështje tejet të rëndësishme, mjaft bijë dhe bija të popullit tonë vullnetarisht i janë përkushtuar studimit të gjuhëve të lashta të Ballkanit, Azisë së Vogël, Lindjes së Afërt, Mesdheut etj. Në sajë të punës së tyre është vërtetuar me dokumente të shumta, se këto gjuhë kanë lidhje të ngushtë me gjuhën shqipe, sepse të gjitha e kanë origjinën e tyre tek një gjuhë më e lashtë, që dijetarët e lashtë e kanë njohur si gjuha pellazge. Në sajë të punës së tyre këmbëngulëse dhe duke zbatuar me përpikëri disiplinën shkencore, këta studiues vullnetarë kanë arritur rezultate mahnitëse për gjuhën tonë, duke gjetur lidhje të ngushta të saj me gjuhën pellazge, gjuhën e sumerëve të lashtë, sanskrite, koptike, hitite, me shkrimin Linear B të gjuhës së Mikenës (koha e bronzit) etj. Duke ndjekur me përpikëri rrugën shkencore, duke punuar me vullnet të lartë me literaturën dhe provat e gjetura, këta janë bërë studiuesit e vërtetë të gjuhës shqipe dhe të lidhjeve të saj me gjuhët e lashta. Në vend të përkrahen nga institucionet gjuhësore dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për punën e tyre të madhe në dobi të gjuhës dhe historisë sonë, ata luftohen si armiq, duke ju ngjitur lloj-lloj epitetesh ose burgosur, siç qe rasti i Dh. Pilikës. Interesimi për gjuhën amtare shqipe ka filluar tek shqiptarët shumë herët, para ndërmarrjes së Rilindjes Evropiane dhe Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në vitet 1000-1200 gjuha shqipe ka qenë shkruar normalisht, kanë qenë botuar libra të ndryshëm, por shumica u zhdukën nga kleri ortodoks grek. Fati i mirë, që njeri nga këta libra u gjet vitet e fundit në bibliotekën e Vatikanit nga dr. Ahmeti. Në vitin 1210 Theodor Shkodrani ka shkruar dorëshkrimin e tij në gjuhën shqipe, që përbën dokumentin e shkruar më të vjetër të mesjetës të gjuhës sonë. 

“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”. THEODOR SSCODRAANNITTEE”. /Me ndihmën dhe dëshirën e forte të të Lumturit ZOT e mbaroi në vitin 1210 ditën e 9 të marsit, Theodhor Shkodrani/

Gjatë kësaj kohe, sigurisht, që ka pasur edhe punime të tjera në gjuhën shqipe, por nuk janë ruajtur. Në vitin 1462 formulohet në gjuhën shqipe “Formula e Pagëzimit”, një dokument tjetër i gjuhës sonë. Në vitin 1635 nga Frang Bardhi, shkrimtar, publicist dhe etnograf shqiptar, boton fjalorin “Dictionarium Latino-Epirotum”, i pari fjalor i gjuhës shqipe, ku gjuha shqipe shfaqet si gjuha epirote. Pse nuk e pranojnë gjuhëtarët tanë dorëshkrimin e rëndësishëm të Theodor Shkodranit? Sepse ju duket marre, që të tjerët bëjnë zbulime, ata vetë asnjë, rrinë në hije. Këto dhe materiale të tjera në gjuhën shqipe, ngritën interesin për gjuhën tonë ndër dijetarët e huaj, që ndihmuan në studimin e saj. Shtatëdhjetë vjet më vonë, në vitin 1705 filozofi dhe matematicieni gjerman W. Laibnic, i pari dha mendimin se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha ilire. Ai nuk pati ndonjë bazë të rëndësishme shkencore për të arritur në këtë përfundim të rëndësishëm, por prania e disa fjalëve të njëjta në gjuhën shqipe dhe atë ilire e çoi filozofin në këtë përfundim të madh. Gjuhës shqipe ju kushtuan me studimet e tyre të thella në mënyrë të veçantë N. Keta (1777) dhe Z. Krispi (1831), që u pasuan më pas nga De Rada, Dh. Kamarda, I. Thomopoulo edhe shumë dijetarë të tjerë, që vazhdon edhe në ditët tona. Krispi ndërtoi edhe një fjalor pellazgjisht-shqip, ku mblodhi mjaft fjalë të lashta pellazge, të gjetura tek shkrimet e autorëve antikë, me të cilat mbështeti origjinën pellazge të gjuhës shqipe. Asnjeri nga këta studiues nuk ka qenë student i gjuhësisë, dikush u shkollua për prift, dikush diplomat, tjetri filozof etj. por gjuhën shqipe e donin si të marrë dhe punonin për te dhe zbuluan gjëra të mrekullueshme. Me punën e përditshme u bënë profesionistë të mbaruar. Me ngritjen e qendrës studimore në Tiranë më 1940 dhe sidomos pas viteve 60 të shekullit të kaluar, problemi ndryshoi. Autorët e mësipërm u harruan dhe problemi mori rrugë të mbrapshtë. Në këtë rrugë shquhen A. Kostallari, drejtori i Institutin të Gjuhësisë dhe sidomos E. Çabej, zv. Kryetar i Akademisë së Shkencave. Nuk desha të merrem me këtë problem, por detyrohem, sepse studiues të dështuar me veprimtarinë e tyre shkencore, që nuk i kanë dhënë asgjë shkencës dhe gjuhës shqipe, gjithmonë kur vjen puna për tu mbrojtur nga kritikat, për punën e tyre të dobët, qesin në ballë mësuesin e tyre E. Çabej, duke e quajtur atë gjeni dhe pa të drejtë pionier dhe themelues i studimit të gjuhës shqipe etj. Këta adhurues të Çabejt gjithmonë ngrenë në qiell punën e tij në gjuhësi, pa venë në dukje dëmet që ka sjellë. Krahas kontributit në studimin e gjuhës shqipe, E. Çabej, me qëndrimet e tij të ngurtë dhe shpesh jo të drejtë, i ka sjellë edhe dëm të madh gjuhës shqipe, sidomos historisë së saj.

1-E. Çabej ndoqi rrugën studimore të mësuesve të tij austriakë, që e njihnin pak gjuhën shqipe dhe gjuhët e lashta. Çabej gjithë jetën mbeti një besnik i pa epur i mësimeve të mësuesve të tij mbi gjuhën shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera. Në këtë drejtim ai përsëriti ato shka mësoi në shkollë dhe nuk solli asgjë të re. Ai asnjë herë nuk u përpoq ti njihte dhe gjithmonë i neglizhojë studimet me vlera të madha për gjuhën shqipe të N. Ketës, Z.Krispit, De Radës, Dh. Kamardës, F. Adamidit, I. Thomopollos, S.Kondës, Z.Majanit etj., që gjuhën shqipe e kishin amtare ose mjaft të njohur dhe që njihnin mirë gjuhën greke dhe latine. Në këto studime janë dhënë prova të shumta dhe bindëse, që gjuha shqipe ka lidhje të ngushtë me gjuhën pellazge dhe është gjuha më e lashtë e familjes Indo-Europiane. Mbajtja e qëndrimit mospërfillës ndaj këtyre studimeve me vlerë të madhe, tregon për shkelje të rëndë të disiplinës shkencore në punën e E. Çabejt, që e çuan atë në gabime serioze. Pse u soll Çabej në mënyrë kaq mospërfillëse me studiuesit e hershëm të gjuhës shqipe? Këtë nuk e dimë, por shkelja e disiplinës shkencore gjithmonë dëmton rëndë figurën e çdo shkencëtari dhe studimet e tij lenë mjaft për të dëshiruar.

2-Gjatë kohës, që E. Çabej drejtonte gjuhësinë shqiptare nuk u përkthyen në shqip asnjë nga veprat mbi gjuhën shqipe të studiuesve arbëresh N. Keta (ende pa përkthyer), Z. Krispi, Dh. Kamarda (ende pa përkthyer), De Rada (një pjesë ende pa përkthyer), sepse në to mbështetet origjina pellazge e gjuhës dhe e kombit shqiptar. Nga jetëshkrimet e Krispit dhe të De Radës në Fjalorin Enciklopedik. Shqiptar janë fshirë pjesët, që flasin mbi pellazgët, perënditë pellazge etj., duke i zhveshur nga thelbi i krijimtarisë shkencore. Ky cungim është vepër e Akademisë së Shekncave.

3-E. Çabej ka qenë kritiku i rreptë, por pa baza, i prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe, duke i prerë asaj lidhjen me rrënjët natyrale pellazge. Çabej ka lënë këtë gjykim për këtë problem: “Pellazgët në burimet greke dhe romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Herodoti dhe Straboni flasin për ta për një kohë të lashtë, i paraqesin popull barbar d.m.th. jo grekë dhe me gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në rajonin e detit Egje, kryesisht në Thesali me përhapje edhe në Epir, Azi të Vogël, Kretë dhe ishuj të tjerë…Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me thrakët, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor, që mund të quhej me rezervë pellazg, për shumë arsye dhe të karakterit gjeografik, nuk mjaftojnë kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birësi pellazge të popullit shqiptar”. Ai ka shkruar edhe se me problemin pellazgjik nuk duhet tu tymosin kokat nxënësve. 

Për një lidhje të ngushtë të gjuhës pellazge me gjuhën shqipe edhe para tij kanë shkruar shumë dijetarë dhe kanë sjellë prova, që u nënvleftësuan. Me këtë veprim të pa studiuar dhe shumë të dëmshëm, gjuhës shqipe ju pre lidhja me rrënjën e saj pellazge dhe humbi origjinën e saj më të lashtë.Kush janë pellazgët? Pellazgët janë themeluesit e qytetërimit të parë në botë. Pellazgët e Vinkës të parët ndërtuan stilin e ri të jetës në botën e lashtë: nga mbledhës-gjuetar, ata ngritën arat dhe farmat, prandaj u quajtën “arbanë” = bërës të arave, që më pas u kthye në “albanë”. Kështu shënohet fillimi i bujqësisë në botë. Ata të parët ndërtuan fshatrat, shtëpitë, përpunuan baltën dhe zhvilluan poçerinë, qumështin, lëkurën, drodhën fijen, endën copë për veshje: Të parët në histori krijuan rrobat dhe krijuan fustanellën pellazge, me të cilën mburremi sot. Pellazgët të parët gërmuan minierat dhe shkrinë bakrin. Ata shpikën alfabetin, me të cilin në poçeri shkruan fjalët: “UJI” dhe “DOR”, fjalë të gjuhës sonë dhe me të cilin sot shkruan e gjithë bota perëndimore.

4-Gjatë kohës, që drejtonte E. Çabej, në gjuhësinë shqiptare nuk është bërë asnjë përçapje për studimin e gjuhëve të lashta të Ballkanit: ilire, maqedonase, epirote, thrake, dake etj., megjithëse shumë autorë për këto gjuhë kanë dhënë mendime, që kanë afërsi me gjuhën shqipe. Ky është qëndrim anti shkencor dhe mjaft i gabuar, me pasoja të rënda për gjuhën dhe kulturën tonë. Edhe sot albanologjia nuk ka asnjë studim për këto gjuhë, që vërteton prapambetjen e saj. 

Gjatë vitit 2015, në bashkëpunim me Liljana Pezën, mbaruan studimin mbi gjuhës hitite, ku për herë të parë, vihet në dukje afrimi i madh me gjuhën shqipe. Arsyeja? Sepse të dyja kanë origjinën e përbashkët tek gjuha më e lashtë pellazge. Studimin deshëm ta paraqesin në seminarin për gjuhën shqipe në Prishtinë. Sipas të gjitha rregullave, dërguam tek organizatorët përmbledhjen e referatit. Kur erdhi puna për të marrë pjesë në seminar, nuk u pranuam, sepse drejtuesi i tij prof. Paçarizi, nuk i pëlqeu, që gjuha shqipe lidhej me një gjuhë të lashtë. Për të mësuar se kush është ky Paçarizi lexova doktoraturën e tij në internet mbi gjuhën shqipe. Në te nuk ka asnjë mendim origjinal, vetëm fraza Çabej ka thënë kështu, Ismaili ka thënë ashtu, e kështu përsëriten mendimet e autorëve të tjerë deri në fund. Asgjë të re nuk ka sjellë Paçarizi në doktoraturë, që është një paçavure e vërtetë. Por ai është “profesor” në Universitetin e Prishtinës, mëson studentët si të bëjnë shkencë, pa u marr fare me shkencë, të largohen nga shqipja. Armiqësia ndaj gjuhës shqipe dhe gjuhëve të lashta të Ballkanit vihet re edhe në Institutin e Gjuhësisë në Tiranë. Unë dhe Liljana Peza morëm pjesë vitin e kaluar në Konferencën Gjuhësore të organizuar nga ky institut. Referuam mbi lidhjet që ka gjuha pellazge dhe ilire me gjuhën shqipe. Paraqitëm shumë dokumente dhe mbishkrime. Pas referimit drejtuesja e seancës Anila Omari na u drejtua me arrogancë: “Kush ju ka lejuar ju të vini në konferencën tonë”?, “Ne nuk hedhim poshtë punën tonë”, “Mbishkrimet që referoni janë në gjuhën greke”, “nuk ekziston dorëshkrimi i Theodhor Shkodranit” etj. Ju drejtova zonjës të më tregojë se cili nga mbishkrimet e paraqitura është në gjuhën greke? Nuk qe në gjendje të përgjigjej. Më pas instituti, pa asnjë recencë shkencore, me anë të një redaksie që drejtohej nga A. Omari, vendosi, që referati ynë të mos botohet në materialet e konferencës, sepse “diskrediton Qendrën Albanologjike”. Kush e diskrediton Qendrën Albanologjike, veprimtaria e deritanishme e A. Omarit, që mohon lashtësinë pellazge dhe ilire të gjuhës shqipe dhe mbishkrimet e lashta, që shpjegohen vetëm me gjuhën tonë e i falsifikon me dashje si të gjuhës greke apo referati ynë, “Vazhdimësia e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën shqipe”, që me prova të shumta mbështet lashtësinë pellazge-ilire të gjuhës dhe kombit tonë? Këto janë skandalet në Institutin e Gjuhësisë në Tiranë
Qëndrimet që ka mbajtur dhe mbron A. Omari & Co Arritjet, që mbrojmë ne
-Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, por nuk ka dokumente shkrimore, ilirët nuk e njihnin shkrimin,
-Mbishkrimet në Durrës, Apoloni e gjetkë i përkasin gjuhës greke dhe jo gjuhës ilire,
-Nuk përfillin studimet e N. Keta, Z. Krispi, De Rada, I. Tomopollo, S. Konda, Z. Majani,
– dokumenti më i hershëm i shkruar i gjuhës shqipe është “Formula e Pagëzimit” e shekullit XV,
-letërsia shqipe fillon me Mesharin, shek. XVI
-lidhje të gjuhës shqipe me gjuhë pellazge nuk ka,
-kërkesa që të zgjidhet origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar është #kërkesë romantike” e shekullit XVIII,
-A. Omari & Co paguhen nga shteti miliona lekë në muaj -Gjuha shqipe rrjedh nga gjuha pellazge dhe ilire, që vërtetohet me shumë mbishkrime pellazge dhe ilire, që përputhen me gjuhën shqipe,
-Mbishkrimet në Durrës, Apoloni e gjetkë i përkasin gjuhës ilire dhe jo greke,
-Dokumenti i shkruar më i hershëm në gjuhën shqipe ndodhet në Kulturën Pellazge Vinkë-Turdas: janë të shkruara fjalët: UJI e DOR,
-Letërsia shqipe fillon me Iliadën dhe Odisenë, shek.VIII p.e.s.,
-Gjuha shqipe e ka origjinën tek gjuha pellazge,
– Origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar janë të zgjidhura përfundimisht: ata rrjedhin nga pellazgët,
-Pellazgët shpikën alfabetin, që e trashëguan ilirët, grekët dhe romakët
-Ne marrim vetëm pensionet tona të vogla, asnjë lekë nga shteti
Nga këto skandale shikohet se sa e sëmurë është gjendja në këtë institut.
5-Gjatë kohës që drejtonte Çabej, por edhe sot në gjuhësinë shqiptare, nuk u studiuan mbishkrimet ilire, shekulli 4-3 p.e.s., nga Durrësi, Apolonia, Butrinti etj., të cilat u falsifikuan pa mëshirë nga “profesionistët” e gjuhësisë edhe sot paraqitën si të gjuhës greke. Disa nga këto mbishkrime janë tashmë deshifruar plotësisht dhe përputhen tërësisht me gjuhën shqipe dhe asnjë fjalë greke nuk ka në to. Qëndrimi i gjuhësisë sonë ndaj këtyre mbishkrimeve është anti shkencor, me pasoja të rënda ndaj gjuhës sonë, që favorizon pa të drejtë gjuhën greke.

E. Çabej shprehet: “Gjuhët e lashta të Ballkanit për mungesë të mbishkrimesh të tyre, mund të thuhet se njihen pak ose aspak. Prej gjuhës së thrakasve ka disa mbishkrime. Prej gjuhës së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim”. Prandaj të dyja këto gjuhë mbeten pothuajse të panjohura për ne (Çabej, 1977, f.3). Të shprehesh kështu veresie për problemin në shkencë, pa studiuar materialin bazë dhe literaturën është qëndrim antishkencor. Për gjuhën ilire ka kaq mjaft mbishkrime.

6-Antishkencor dhe i padenjë është qëndrimi i E. Çabejt ndaj studiuesit tonë të njohur, profesor Spiro Kondës, i cili mbronte me argumente bindëse tezën pellazgjike të prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Libri i tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” (1964) përbën një gur mjaft të fortë në themelet e historisë sonë të lashtë, me zanafillë pellazge. Konda u përbuz dhe u denigrua për mendimet e tij përparimtare nga Çabej, Buda e vartësit e tyre. U desh të ndërhynte E.Hoxha, që Kondës t’i jepej rroga, t’i krijoheshin kushte të përshtatshme pune dhe libri i tij të botohej. Konda dhe A. Xhuvani janë dy profesorët e parë shqiptarë të emëruar, por për Kondën nuk u shkrua asnjë rresht në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, që përgatitet nga Akademia.

7- Qëndrimi mjaft i gabuar dhe me pasoja të rënda i E. Çabejt u shfaq në ndërtimin e standardit të gjuhës shqipe. 70 % e popullit shqiptar flet dialektin gegë të gjuhës shqipe, i cili nga ana e tij është edhe dialekti më i lashtë i saj, prandaj ky dialekt duhet të ishte themeli i shqipes standarde. Por standardi i gjuhës shqipe u vendos politikisht mbi bazën e dialektit toskë në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), ku u saktësua gjuha letrare shqipe. Zgjedhja e dialektit toskë qe politike dhe në kundërshtim me historinë e gjuhës shqipe, me bazë tek gjuha pellazge, që është dialekt gegë. Ideatori kryesor i këtij hapi krahinor, mjaft të gabuar ka qenë Çabej. Sot nuk është koha të kthehemi pas, por standardin ta riparojmë dhe ta bëjmë sa më të vlefshëm për gjuhën tonë. Nuk mund të rrinë jashtë fjalorit të gjuhës shqipe fjalët pellazge homerike: ILI (= ylli), ASHT, MENIA, ANDRA etj.

8- E. Çabej, A. Buda etj, futën në shkencën tonë rrugën e gabuar të trajtimit të problemeve sipas dëshirës dhe jo sipas rregullave strikte shkencore. Mohimi pa kriter i mjaft studimeve me vlerë të madhe për gjuhën, historinë dhe kulturën tonë, mohimi i mjaft mbishkrimeve të lashta të gjuhës sonë është në kundërshtim të plotë me rregullat, që ka shkenca. Në shkencë nuk mund të sillesh sipas dëshirave, por vetëm mbi bazën e provave dhe të dëshmive të sakta. Sepse ecën sipas dëshirave të E. Çabejt dhe A. Budës dhe jo sipas rregullave shkencore të kohës, gjuhësia dhe historia jonë janë në gjendje të mjeruar, që ende nuk e dinë, që gjuha dhe populli ynë kanë origjinë pellazge. Për këtë provat janë të qarta si drita e diellit, studimet janë të shumta sa uji i detit, por duhet vetëm vullneti dhe aftësia profesionale, për t’i përvetësuar. Por këto veti, që përbëjnë thelbin e shkencëtarit, mungojnë në gjuhësinë dhe historinë tonë. 
Sigal