Suplementi Pena Shqiptare/ Luciano s.Hodo: Sa më dhëmbi shpirti atë ditë, kur “lashë” klasën !

614
Sigal

Po ecja i mërzitur drejt shtëpise.
Isha “ndarë” me shokët e klasës.
E humba fare kur lexova sms e shoqes time;
– Ti u largove nga shkolla,
Por jo nga neve,
Malli do të na afroj më shumë!
Atë çast më bie zilja e telefonit.
E hapa.
– Si kalove sot Luci i dashur,
dëgjova nga ana tjeter zërin e qetë plot dashuri i drejtorit të shkollës time.
– Mire drejtor R…..
U përgjigja unë.
– Bisedo me babin dhe ejani të takohemi tek zyra ime.
Po ju pres, ok ?
– Pa tjeter drejtor R….

Pasi fola me babin, u nisem.
Tek porta na priste zysha kujdesare.
Më përqafoi si asnjëhere tjeter, e na udhëhoqi për tek drejtoria.

Kur hymë brënda, unë u stepa, më hipi një emocion.
Aty ishin mbledhur të gjithë mësuesit e mij.
Do më jepnin “lamtumiren” e tyre !
Eh …sa vështirë u ndodha, më iku “goja”. Zëmra, më rrahu fort !
– Dua tju përgëzoj si prindër që kini ritur e edukuar këtë djalë të vecantë, por tu them të drejtën, u preka që do largohet nga kjo shkollë, tha drejtori, e heshti pak.
Mu duk sikur sytë tij u përlotën pak, nuk u gabova !
– Neve krenoheshim me këtë “shkrimtar” të ardhshëm, me Lucin tonë të zgjuar,
vazhdoi ai.

Se di qysh i mbajta edhe unë lotet. Isha skuqur e plot me emocion.

Po më përcillte stafi i shkollës me dashuri, më donin shumë, më donin midis tyre .!
-Më morët nxenësin më të mire,
tha zysha ime.
Ajo nuk duroi, u çua e erdhi me shterngoi fort në kraharorin e saj.
Po ndjehesha, fajtor ..
Por edhe brënda meje filloi të valoj edhe ndjenja e krenarisë !
– kisha lënë “gjurmë” të mira në këtë shkollë.

Kur po dilnim nga shkolla, drejtori na tregoi ;
– Shikoni këte stendën e shkollës,se cfarë kemi afishuar !
Aty ishin disa shkrimet e mija, të shoqeruara me foton time.
U lumturova për vlerësimin.
E mendova me vehte;
– Tani hajde e dëgjo shokët kur të më telefonojnë ;
– Të ka dalë emri o Luco në stendë !

Në dalje tek porta, drejtori tha edhe dicka që më mbeti në mëndje;
– Luciano më iku, por ama në një shkollë tjeter, më të mire.
Ndaj lotova. Se më morën nxenësin më të mirë !
Por sot mu largua edhe një nxenës tjeter !
Nuk ishte edhe aq mire me mësime.
Por u dhimbs.
Po, po,.. më “dhëmbi” shumë !
Më përloti edhe ai.
Emigroi me familjen në Itali.
Dhe psheretiu me shpirt drejtori im !
– Sa do doja të më iknin të gjithe nxënesit si Luci , në shkolla më të mira !
Por jo si Oliveri , në emigracion !!
U boshatis vëndi !!

E shterngova fort Drejtor R…, ndjeva tek ai “aromën” e një prindi të dashur , e një drejtuesi që do të bëhet Shqipëria, por ta bëjmë neve, nxenësit e tij, e ardhmja e juaj!

– Unë do vij shpesh t’ju takoj ! Nuk e harroj dot mësuesin dhe bangën e parë ku mësova “Abc-në ”
Ishte premtimi im !
Dhe do ta mbaj !

Nuk e di si ta quaj këtë ditë;
– Ditë, që më preku shpirtin ?
Apo;
– Ditë,të shënuar, që unë do filloja mësimet në një shkollë private më të “avancuar” ?

Shefi i një gazete të mirënjohur kishte rregulluar , që unë të arsimohesha në një shkollë private, e cila të jepte hapësirë për arsimimin të larte në një kontinent tjeter !

Falenderoj gazetën “Telegraf” ,
dhe shefin e saj Engjëll Musai,
që afroi, bursën për shkollimin tim “Europian” e më tej !