Suplementi Pena Shqiptare/ Liljana Shkodrani: Ishi

21
Sigal

Shpesh herë njerëzit nuk e kuptojnë që fiksimet janw për mëndjet njerëzore demostrimi i një gjëndjeje të rëndë shëndetësore.

Kjo më ndodhi dhe mua ku për një periudhë relativisht të gjatë, ‘Timit’ ish të dashur i kish ikur gomari i shtëpisë, të cilin e konsideronte një objekt zbavitës, pak më të afërt se kafshët e tjera shtëpiake.

E kish mësuar të reagonte për secilin ngacmim që i bënin , të cilat i merrte si një ironi të thellë talljeje.

Kështu bëri dhe me mua , po në rastin tim ai kish fortësuar ligësinë e egërsinë përkatëse të karaktetit të tij.

Më thanw që e kish bashkëngjitur me atë të së dashurës aktuale. Ajo quhej Liçia!

Të dy mendonin që sjelljet e çuditshme dhe absurde deri në perservitet ishin të afta për një akronografi po s’ ishin gjë tjetër veçse dystimi i mbarëvajtjes së marrdhënieve së tyre në çift.

Dhe fytyra i ish shndërruar atij.

Kish lënë veten pas dore. Mollëzat i qenw zhdukur.

Sytë si zgavër të rrethuara nga rrudhat e imta po të shpeshta.

Me mua s’ish vjetëruar kaq !

Ishin të shumta emocionet që po jetoja nga dëgjimi i bëmave të tij.

Vetëdija që trasformimi i tij ish i zhdrejtë dhe i prapë kish arritur kulmin .

Po pse ndihesha e nervozuar?

Pse isha vigjilente e trasformimit të tij?

Pse më interesonte mbrojtja dhe mbulimi i figurës idiote që bënte Liçia me gratë e miqtë e saj!?

Pse?