Suplementi Pena Shqiptare/ Lasgush Poradeci: Dremit Liqeri

1607
Sigal

Lasgush Poradeci

 

Mi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori.

Posi me flakë u ndes e kroj,
E vetëtiti plot magji,
E ylli i ditës perëndoj
Në qetësi dhe dashuri

Tashi po shuhet nënë mal
Qytet’i ngrysur në zi.
Po ndizen yjtë dal-nga-dal
Plot bukuri! plot fshehtësi!

Në këtë çast perëndimor,
Ndaj po më dehen sytë e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
M’a frymëzon nja mall i ri.