Suplementi Pena Shqiptare/ Kongresi i Manastirit, vendime për çështjen shqiptare

1319
Sigal

Pak e dinë se Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm kongres për gjuhën shqipe po pararendës i një kompozimi idesh gjithpërfshirëse për çështjen e komb-shtetit shqiptar. Ky kongres i madh për shqiptarët vjen si thirrje e inisiativë e klubit ‘’Bashkimi’’, dhe e dëshirës për unifikimin e gjuhës shqipe që në atë kohë ishte në disa versione. Kongresi pati përfaqësuesit më të shquar dhe atdhetarët e nacionalistët më të flaktë të Shqipërisë ku në të mund të përmendim Gjergj Fishtën, Mithat Frashëri, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevvi Qirjazi etj.

Për këtë u mblodhën nga 4 vilajetet, Janinës, Manastirit, Kosovës, Shkodrës si dhe nga shoqëritë shqiptare në Bukuresht, Sofjes, Filipolit, Kostancës, Egjiptit 50 delegatë për diskutimin dhe marrjen e vendimeve për çështjen e gjuhës shqipe. Në të kishte rryma të ndryshme heterogjene lëvizjesh dhe mendimtarësh nga të gjtiha hapësirat shqiptare. Një grup reformist me në krye Mithat Frashërin ishin për diskutimin vetëm të gjuhës shqipe, motoja e tyre ishte ‘’jo me pushkë po me pendë’’. Një rrymë tjetër që vinte nga Shkupi, shqiptarët e Amerikës etj, kërkonin që kongresit t’i shtoheshin pikëpamjet politike dhe ekonomike. Një veçori e diksutimeve në kongres ishte se ato ishin të hapura dhe trasparente, si për përfaqësiuesit e shtetit, diplomatët e huaj edhe për shtypin e kohës. Në këtë kongres u vendos që të përdores alfabeti i Stambollit dhe ai i quajtur latin. Nga ana tjetër u bënë dhe mbledhje të mbyllura ku u diskutua raporti i Shqipërisë me regjimin e atëhershëm xhonturk, lufta për çështjet kombëtare dhe çështjet e zhvillimit të përgjithshëm në të gjitha aspektet të shqipërisë së asaj kohe. Vendimet që u morën në kongres u paraqitën në parlamentin turk, ku kërkohej:

-Mësimi në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat fillore dhe gjimnazet e ulta, gjuha turke të mësohesh në vitin e katërt.
-Ndalimi i subvencionit të shkollave të elementit ortodoks nga qeveria greke, shndërrimi i shkollave të të krishterëve në shkolla kombëtare.
-Përdorimi i një pjesë të të ardhurave të vakëfeve për qëllime kombëtare.
-Mbledhja e antikiteteve nga të katër anët e vilajetit dhe ruajtja e tyre në Muzeun e Elbasanit.
-Zvogëlimi i shërbimit ushtarak në dy gjysma ose dy vjet; shqiptarët do të shërbenin vetëm në vilajetin e tyre, duke përjashtuar rastin e luftës.
-Nënoficerët e ushtirsë të përbëheshin nga shqiptarët.
-Oficerët e xhandarmërisë në Shqipëritë ishin shqiptarë.
-Zgjedhja e kryetarëve të bashkisë të bëhej sipas sistemit të zgjedhjeve publike, të bëhej zgjerimi i kopetencave të tyre.
-Hapja dhe shfrytëzimi i minierave si dhe ndërtimi e funksionimi i hekurudhave të shkonte në interes të Shqipërisë; të kufizohej ndërhyrja dhe ndikimi i të huajve përmjes ligjit.
-Në emërimin e nënpunësve civilë në vilajetet shqiptare t’u sigurohej shqiptarëve preferenca para kombësive të tjera.
-Të gjithë të ardhurat e caktuara për punë botërore t’i liheshin administratës lokale, ndërsa një pjesë e të ardhurave të përgjithshme të përdorej për punime publike.
-Ngritja e ekonomive dhe e shkollave të ulta bujqësore.
-Ekzekutimi i dënimeve me vdekje që parashikoheshin për krimet në Shqipëri.
-E drejta e këshillave të sanxhakut dhe të vilajetit në caktimin e taksave të veçanta në shkolla.
-Themelimi i universitetit shqiptar; në buxhetin e shtetit të parashiheshin për çdo vit pesë bursa për shqiptarët që do të studionin në universitetet europiane.
-Njohja zyrtare e gjuhës dhe e kombësisë shqiptare; në Nufus Tesqeret (letërnjoftim) të vihej shënimi shqiptar i krishterë ose shqiptar mysliman.
-Priftërinjtë katolikë e ortodoksë të paguheshin nga shteti me qëllim që të pengohej përzierja dhe ndikimi i huaj, si ai i Austrisë, i Italisë dhe i Greqisë.
-Rregullimi i lumit të Korçës dhe tharja e kënetës së Maliqit.

Kongresi i dytë i Manastirit

Në kushtet e represionit të xhonturqve kundrejt shkollave shqipe dhe masave të reja që morën ata, në kushtet gjithashtu të një përballje me këtë problem madhor nga rrethet dhe klubet e fshehta patriotike u shtri nevojshme të mbahesh Kongresi i Dytë i Manastirit nga 1 në 6 prill 1910 ku u mblodhën 40 delegatë të shoqërive patriotike. Si përfaqësues kongresistë ishin, Fehim Zavalani (kryetar i klubit qëndror ‘’Bashkimi’’), Dervish Hima (Përfaqësues i Klubit të Stambollit), Petro Nini Luarasi, Tefik Panariti, Ferit Ypi, Qazim iliaz Dibra, Temak Gërmenji e shumë figura të tjera patriotike.

Delegatët e Kosovës erdhën me vonesë për shkak të vështirësive të atyre viteve. Pjesa e parë e kuvendit ishte e hapur, kurse një pjesë tjetër ishte përsëri si në 1908 me dyer të mbyllura. Në këtë kongres u vendos:

-Qendra e deriatershme e klubeve shpërngulet nga Manastiri në Stamboll; në gjiun e klubit të atjeshëm qëndror do të formohej një këshill i posaçëm i përbërë nga deputetë patriot.

-Do të thirrej kogresi kombëtar në Janinë, ku   do të zgjidhej komisioni i lartë ku do tw drejtonte lëvizjen kombëtare në Shqipëri.
-Do të zhvillohej propagadnimi rreth vepritmarisë të shkrimit shqip dhe përhapjes së arsimit; të bëheshin përpjekje për themelimin e institutit pedagogjik në Shkup

 

 (shkëputur nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 1908-1912- Zekerie Cana)