Suplementi Pena Shqiptare/ Izet Shehu: Ka ca zëra brenda meje

415
Sigal

Shkëputur nga: “Bari mbi rrënoja”…

Ka ca zëra brenda meje
Që ngrenë kokën, rebelohen.
Unë u hedh lule të merme,
U bëj thirrje të qetohen.
Ka ca zëra brenda meje
Që më sulen egërsisht.
Më bërtasin: Qenke vemje
Si duron luzma të liqsh.
Si duron hijet e zeza
Që sërish baltosin ligjin,
Që e bëjnë jetën si Ferr,
Që e ngrenë në krye hiçin.
Ka ca zëra brenda meje
Që më brejnë, s’më lenë të qetë
Më bërtasin: Mjaft u stepe,
Mjaft u stepe mor i shkretë!