Suplementi Pena Shqiptare/ Izet Shehu: A e ke parë?

746
A e ke parë si feks agimi
Me fshesën e artë në dorë?
Si fshin yjet nga qielli,
S’e di as vetë ku i çon.
A e ke parë si rend agimi
Me tufën e rrezeve si fshesë?
Yjet e rënë nga qielli
I mbledh mbi barin me vesë.
A e ke parë,
Të lutem a e ke parë,
Shpërthimin e agimit
Si trëndafil i bardhë?
* * *
A e ke parë
Si kërcënon ujku
Me ulurimë hënën e plotë?
Si bien yjet… sikur i shkund
Një dorë misterioze, e fortë.
* * *
A e ke parë
Si i pikturon era
Me penel rrezesh zambakët e bardhë?
Si brufullon bari kur vjen pranvera,
Më thuaj, mik, a e ke parë?
Sigal