Suplementi Pena Shqiptare/ Ismail Xhaferri: DRIDHE…

315
Sigal

IsmailXhaferri

DRIDHE…………….

Dridhe se po vjen momenti,

Kohe zgjedhjesh po afron,

Dridhe more i pacipë,

Dridhe siç e dredh gjithmonë!

 

Dridhe zvaranik i kohës,

Dridhe o kameleon,

Nis prap lojën me dy porta,

Se s’dihet se kush fiton!

 

Shaj pas krahëve pushtetarët,

Bëji edhe me shumë i pis,

Ndersa kur i ke përballë,

Puthu pjesën nën kurriz!

 

Shaj me radhë gjithë deputet

Thuaj se të kanë zhgënjyer

Dhe pse ti për ta kurrizin,

Në karrige e ke kthyer

 

Shaj ministrat që të gjithë

Shaji more palo burrë

Ministrat që kur kalonin

Ti përuleshe si urë.

 

Dhe kur je me pushtetarët

Bëj atë që të ka hije

Shaj ata të opozitës

Shaji me libër shtëpie

 

Shaji siç ke berë gjithmonë

Kokë e këmbë hipokrizi

Vendos maskën në fytyrë,

Shaj pas kraheve mburr n ë sy

 

Për interesat e tua

Bëhesh mik edhe me djallin,

Dhe pastaj n ë tavolina,

Jep mendime për moralin

 

Me 1001 fytyra

Krejt pa nder e dinjitet

Here i majtë e herë i djathtë

Varet kush  është në pushtet

 

Ti i ke të gjitha teserat

T ë PD-së, të socialistit

Sot ve yllin Partizan,

Nesër shkabën e ballistit.

 

U bënë gati 30 vite

Që nuk del dot prej gjirizit

Nuk e di në e ke marrë

Tesrën e Myslim Murizit?!

 

O njeri i nevertshëm

Si ty s’dua të jem kurrë

Sepse ti për një copë pune

Je bërë si karikaturë