Suplementi Pena Shqiptare/ Irma Kurti : E hidhur kjo kafe

7
Sigal

Është e hidhur kjo kafe që po pi me ty

në periferi të qytetit, të ulur në një bar,

rrugët e përgjumura seç marrin frymë

me zor dhe zgjohen ngadalë.

 

 

Makina të rralla përpara nesh kalojnë

dhe qyteti nga miniatura po del lehtë,

nervozizmi mbizotëron, s’na braktis

ashtu si një re.

 

 

Fjalët, zemërimin e një dite më parë

në llumin e kafesë përpiqem t’i mbys,

dua shumë që natën pas krahësh ta lë

e të bëj paqe me ty.

 

 

Por është e vështirë. A mundet të jetë

fundi i historisë qetësia që shurdhon,

ndërsa s’shihemi në sy, por fiksojmë

një pikë tej në horizont?

 

 

E hidhur kjo kafe me ty dhe… pa ty.