Suplementi Pena Shqiptare/ Gëzim Llojdia: Shtëpia ku ka lindur Qemal Stafa

59

 

Një shkrim i vitit 1967 dhe një realitet

 

Po  ku gjendej aso kohe, shtëpia ku lindi Qemali? Po sot ku gjendet shtëpia e një heroi njëzet e një vjeçar, të Luftës së Dytë Botërore? Kartela e Drkk. Lista e monumenteve rrethi i Elbasanit 2017, sjell këto të dhëna: Banesa e Qemal Stafës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e  Elbasanit në qarkun e Elbasanit Shqipëri.  Ky monument është i llojit “Arkitekturë / Urbanistike”, i miratuar me numër “1886 më 10.06.1973”. Banesa e Qemal Stafës: Lloji;Arkitekturë/urbanistikë.vendodhja Elbasan Shqipëri. Kordinatat 41o06’40’’V20O05’06’’L. Ndërtuar: Shek.XX. Organi Drejtues DRKK Durrës. Monument kulture në Shqipëri:Emri zyrtar; Monument i trashëgimisë  kulturore. nën mbrojtje.Kriteret; I.Përcaktuar 10.06.1973.Nr i referencës: El012.  Aso kohë  dihej se Qemali u vra nga pushtuesi, po kush e tradhtoi  vallë heroin 21- vjeçar? Pse të gjithë pjesëtarët ku gjendej edhe heroi në atë shtëpi shpëtuan, ndërsa heroi vdiq i vrarë nga pushtuesi italian. Aso kohë pranverë e vitit 1942. Po thureshin ëndrra. Pritej që, liria të kishte punë me armët dhe më tej me sakrifica të mëdha. Do të nisej në jug, ku mbërinte aromë deti. Qyteti që do të shkonte quhej Vlorë, sapo të  fekste dita. Mirëpo karabinierët rrethuan shtypin dhe vranë djaloshin shqiptar. Një 21 -vjeçar  vritej me tre plumba mizorisht  te varri i Bamit.. Dhe po të ndjekësh tekstin e këngës thuhet qartazi. Kush  e tradhtoi 21 -vjecarin heroin e madh të një populli?  Ç’e ndoqën nga mbrapa spiunët e djallit kush ishin spiunët  dhe përse emrat e tyre nuk u vendosën në shtyllën e turpit për tradhëtinë ndaj shqiptarëve? Ja dhe teksti i këngës: Afër një spitali/ç’u vra Qemal Stafa/një trim nga të malit./Ç’e ndoqën nga mbrapa spiunët e djallit/luftoi me patllake/gjersa i doli xhani./Nëna e tij plakë/shkon e qan tek varri/ngrehu Qemal i thotë/ç’bën tek varri Bamit./Dje më erdhi karta/nga trimat e malit ngrehu të keqen nëna/të duan partizanët./Kam marrë tre plagë/plumba italiani/të më merret haka/gjakun mos ma falni./Popullit shëndenë/u vra si luani/nënë lamtumirë
/i thotë Qemali
……. Erdhi në jetë në qytetin e Elbasanit , i biri i Hasan Ahmetit dhe Sabries së Veli Dylgjerit. Bëhet me një grup shokësh Zef Malaj,V.Shanto,Gj.Lukën, T.Jakova , themelues të grupit komunist të Shkodrës, ai nxënësi i kolegjit Kasverian te etërve jezuit. Në 25 vjetorin e rënies.1967. Atje në qytetin e Elbasanit. Shkrimtari M.Vyshka  ka thurur një ese më stilin e tij të bukur. Le të shkëputemi nga kjo frazë së paku. Është pesë maji, shkruan autori, dhe imë atë kujdestari i shtëpisë muze të Qemalit ka shumë punë. Nëpër shkallët e ngurta që të shpien te dhoma  ku lindi ai,trokasin me ngadalë këmbët e ushtarëve, vullnetarëve, nxënësve tanë.’ Këtu ka lindur Qemal Stafa, heroi i popullit tonë dhe imë atë që mund  ta ketë thënë qindra herë këtë frazë,do të ndjejë përsëri një emocion të ri. Erdhi pranvera, shkruan në vitin 1967 te gazeta: “Drita”, shkrimtari M.Vyshka:dhe zambakët kanë çelur te oborri,ata janë të bardhë të bardhë..Kurse 5 maji është dita e zambakëve të kuq, që çelën pas të njëzetmijëve. Prej ngjyrës së kuqe të gjakut u zbardh kaq e bukur dita jonë,Prej ngjyrës së kuqe të gjakut të Qemalit,që lindi këtu në mëhallën time. Hyj në dhomën ku lindi ai. a djepi i tij. Aty u përkund dhe qau, shkruan autori. Nëna e përkulur sipër djepit të heroit,pa ëndrra t ‘bukura. Iu duku sikur ky fëmijë do të bëhej ndonjë dijetar i madh, me siguri do  të bëhej. Si të gjitha nënat e botës edhe ajo u mundua ta përfytyroj të birin në ndonjë klasë duke dhënë mësim, apo kushedi se ku. Por ai u bë më i madh se mund të ëndërrojë një nënë. Ai u bë i pavdekshëm. Prapa derës ku u rrit ai të mbuluar me strehë rrinin ulur lapsat dhe gështenja pjekësit. Vetëm kjo dhomë ka dëgjuar britmat e tij fëminore. Në dhomat tjera janë plaçka, rrobat,f letoret, ato janë plakur, por e mbajnë veten me kurajo. Duhet të qëndrojnë patjetër. Ato i duhen kësaj toke, i duhen këtij brezi. Dhe brezave që vijnë, i duhen sepse janë të Qemalit. Më kujtohet mirë njohja me këtë shtëpi thotë M.Vyshka. “Atëherë isha i vogël dhe sapo kisha hyrë në shkollë. Kisha dëgjuar për heronj, për partizanë, por nuk përfytyroja dot asgjë. Shkolla jonë ishte vetëm disa metra larg shtëpisë ku lindi Qemali. Ahere këtu banon disa familje, banonte dhe një moshatari i im. Ai ishte një fëmijë i urtë dhe i drejtë, por megjithatë askush nuk i besoi kur na tha se te dhoma ku flinte ai, kishte lindur Qemal Stafa. Ne filluam të qeshnim sepse nuk na besohej. Kjo ishte diçka  pamundur. Dilte krejt në kundërshtim me përfytyrimet tona. Heronjtë duhej të lindin nëpër shtëpia të rralla, jo aty ku banon një fëmijë sa ne. Pastaj ajo shtëpi ishte vjetër e vogël. Dhe kjo zgjati shumë, ai u betua për këtë por ne nuk besuam. Që atëhere lagja mori një  dritë të re. Mbasi ishte drita e re që lëshonin sytë e tij .Ai ishte vetëm njëzet e një vjeç kur ra. Dhe ishte aq i madh një njëzetenjë vjeçar, aq i lavdishëm. Kështu,që do të mbetet gjithnjë, njëzet e një vjeç….