Suplementi Pena Shqiptare/ Fiqerete Kukli: Mall

359
Sigal

E dini ku do të doja të isha tani?
Tek prehëri i Nënës do shtrija kokën
Të lija lotët atje..
Të merrja qetësinë e humbur,
Mallin  për shtëpinë ku u rrita
Të isha, në gjoksin e babës
Ah,atje askush s’më prek
Ai shpatën nxjerr këllëfit
Të rrija me të dy, në mes tyre
Të shtrihesha e të flisnim
e të flisnim deri në agim
Ah sikur të mundesha
e prehri i nënës për pak
të ishte i imi,
fare pak

Zog të bëhesha e të fluturoja mbi det,
Të rrija në gjoksin e babës
e tek varri i nënës
të gjeja atë prehër

Jam lot për ty,Nënë
Det lotësh, bëra për Ty…!