Suplementi Pena shqiptare/ Fabula nga Ferit Lamaj

518
Sigal

Kandidati

 

Nis fushata politike

me premtime bombastike.

Kandidati shet parime

me premtim – këmbim – shkëmbime.

“Gegë, çamë e lalucë:

pesë vota …një derrkuc!

Malësorë, katundarë:

dhjetë vota …një gomar!

Toskë, labë, ju flas copë:

njëzet vota …baras lopë!”

 

Parlament krejt për së mbari:

Gici, Lopa dhe Gomari…

 

 

              Ujku

 

Ç’e zu halli derrkuc gjorin:

nuk e hap dot televizorin,

te ekrani futur thellë

Ujku gojën çel si shpellë.

 

Radion Gici ndez pas pak,

nis zë çirret Ujku plak.

 

Te gazeta, mu në ballë,

Ujku shqyen gjënë e gjallë.

 

Gici sot te magazina

blen një qeskë me patatina;

 

 

           Gjueti

 

Dy qen gjahu kësaj radhe

në kurth kapën një kunadhe.

 

Njëri s’priti, doemos,

fët e fët ç’ia…rrumbullos.

 

Dhelprën zunë në fund të fshatit,

“Don Zhuani” iu vu zanatit…

 

Ç’i leh shoku gjithë oreks:

– Del për gjah apo për …seks?!

 

         

          Këlysh qeni

 

Shiste Shaba një kulish

me një çmim nja katërfish.

 

Hidhet Geni: – Çfarë legeni,

katërfish një …qen bir qeni!