Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga Ali Bregu

413
Sigal

PABARAZI SOCIALE

 

Kur feçkën nxori mbi tokë,

Urithi me qyrk në kokë

Tha : -Sa ka ndryshuar bota,

Udhëtuakan përmbi rrota !

 

Qarkullojnë posht’ e përpjetë

Luanët me biçikletë.

Tutje – tu venë e vinë

Koçominj me limuzinë

 

HAKMARRJE

 

Pyet Licin ; – Pse kaq i qeshur ?

Molla plot lule, në kthesë .

Ia pat ky : – Sot më ka shkrepur,

Po shkoj të prish një fejesë .

 

U vyshk pema, zu të ngjethet,

Fërfelloi me fërfëllimë,

Rrëzoi lulet, shkundi gjethet

Si hakmarrje për njerinë