Suplementi Pena Shqiptare/ Evdal Nuri:  ‘’ Intelektual i shquar” që punon pa u ndjerë Miltiadh Bode

586
Sigal

  Pёrurohet njё libёr i veçantё me “Kёngё ruse” nga Miltiadh Bode !

1-796 këngë ruse të përkthyera nga Miltiadh Bode.

Kisha vite që s’isha takuar me mësuesin e rusishtes në”Shkollën Pedagogjike”.  Biseduam gjatë e kujtuam shumë mbresa të disa dekadave. Tani jam nё pension. Prej 24 vjetёsh punoj përkthyes i letёrsisё botёrore nga gjuha ruse. Mësova që ka pёrkthye 35 libra . Dekoruar me medaljen “Naim Frashëri “. Mban titullin “Intelektual i shquar”. Kisha dëgjuar se kohё mё parё nё mjediset e bibliotekёs “Vexhi Buharaja” tё qytetit tё Beratit u pёrurua libri “Kёngё  ruse”. Gjatë prezantimit tё pranishmit u njohёn me punёn voluminoze tё autorit, i cili ka punuar prej mё shumё se tre vjetësh. -Pёrmbledhja ёshtё njё botim i veçantё. Kёngёt ruse janё pjesё e pandarё e thesarit tё kulturёs sё popullit rus, i cili i do, i kёndon apo i pёlqen t’i dёgjojё ato. Nё to shprehen mendimet dhe ndjenjat e popullit tё lashtё , tё madh dhe vital rus qё ka arsim, kulturё dhe shkencё tё zhvilluar nё shekuj. Kёngёt krijohen nga populli dhe kur ato janё tё suksesshme, bёhen popullore. Ato shprehin jetёn e popullit rus dhe janё tё njohura brёnda dhe jashët vёndit nёpёrmjet turneve koncertuale dhe kanё fituar popullaritet tё madh. Janё kёnduar dhe kёndohen vazhdimisht e pandёrprerё. Nё vendin tonё kёngёt ruse filluan tё kёndohen qё gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore dhe nё vazhdimёsi deri mё sot. Pavarësisht nga ndryshimet nё klimёn politike midis dy vendeve, kёngёt ruse “nuk u burgosёn “. Ato kishin lёshuar rrënjё tё thella nё mёndjen dhe shpirtin e popullit dhe kёndoheshin me kёnaqёsi, sigurisht pa u ndierë dhe nё sistemin e kaluar. Sot ato i dёgjon nё familje, nё grupe shokёsh dhe s’ka gёzim apo dasёm tё mos kёndohen dhe tё kёrcehen kёngët dhe vallet e bukura ruse. Letërsia dhe artet janё ato qё afrojnë popujt dhe kombet me njeri-tjetrin. Janё vargjet e poezive, janё kёngёt qё pёrcjellin ndiesi dhe emocione tё forta pozitive, krijojnë gjendje paqeje, qetësije. Ato krijojnё imazhe a pёrfytyrime pёr njё tё ardhme mё tё mire, pa komplekse, duke ndёrtuar kёshtu ura bashkëpunimi reciprok midis njerёzve. Ish Ambasadori Aleksandër Karpushin nё fjalёn e tij në këtë takim, nёnvizoi se prej kohёsh shumё pёrkthyes shqiptarё kanё kontribuar nё letёrsinё ruse, po kurrё nё pёrkthimin e kёngёve ruse. Ai pohoi se kultura dhe dashuria e pёrbashket e shqiptarёve dhe rusёve pёr artin, muzikёn dhe letёrsinё shёrben si njё themel shumё i fortё pёr tё konsoliduar marrёdhёniet dypalëshe nё fushёn e artit, kulturёs, arsimit dhe shkencёs. Ambasadori rus i dorëzoi z . Miltiadh Bode dipllomën e 60-vjetorit të krijimit të “Lidhjes të  shkrimtarëve të Rusisë” Libri “Këngë ruse” i autorit M.Bode u prezantua edhe nё Tiranё nё”Muzeun Historik Kombëtar” para anёtarёve tё shoqatёs sё degёs sё Tiranёs dhe tё ftuarve tё tjerё.  Ishte i pranishёm dhe zёvёndёsambasadori i Federatёs Ruse nё Shqipëri Zoti A.Shugurov. Kolegёt e autorit Jorgji Doksani,Tatjana Nuri, Pr. Dr. Pandeli Çina, Piro Begvarfi e të tjerë si dhe pёrfaqësuesi i ambasadës vlerësuan punёn, mundin, kontributin e autorit dhe ndanё me tё gëzimin pёr librin e botuar.

Nё reçensionin e tij rreth librit , Prof. Avni Xhelili theksoi se pёrmbledhja “Kёngё ruse “ e zotit Miltiadh Bode ёshtё njё kontribut me vlerё nё njohjen dhe afirmimin e kulturёs shpirtёrore ruse nё Shqipëri   “Me kёtё libër zoti Bode ka ndёrtuar njё rrugë miqёsie, ka promovuar mirёkuptim ndёrkulturor midis dy qytetërimeve tona. Nё librin voluminoz prej 1150 faqesh autori ka sjellё njё thesar tё pa shtershёm tё kulturёs ruse, siç janё këngёt, tё cilat janё dёshmi e gjallё e ngjarjeve historike shoqёrore, qё e kanё shoqёruar popullin rus në epoka tё ndryshme. Në to populli i ka kёnduar jetёs, punës, dashurisё, heroizmit, familjes,vlerave familjare e shoqërore. Ato janё kёnduar nё gёzime familjare, nё festa kombёtare e fetare nё luftёra e beteja.

Pёrmbledhja “Kёngё ruse “ ёshtё njё kontribut me vlerё nё njohjen dhe afirmimin e kulturёs shpirtёrore ruse nё Shqipëri. Botimi i kёtij libri nuk ёshtё thjesht njё akt. Ai ёshtё diçka mё shumё. Me kёtё libër zoti Bode ka ndёrtuar njё rrugë miqёsie, ka promovuar mirёkuptim ndёrkulturor midis dy qytetërimeve tona. Ne 796 kёngёt e pёrfshira nё libёr, shpirti i popullit  shfaqet nё mёnyrё reliefe me forcёn mё tё thellё njerёzore. Kёngёt e pёrzgjedhura nё libёr pёrbёjnё njё mozaik temash, melodish, ritmesh e gjinish tё ndryshme, tё cilat autori i ka regjistruar në disqe bashkangjitur librit. Përmendim disa kёngё :Në 2 janar të vitit 1983, me daljen e dytё në transmetimin televiziv “Atraksion Vitit tё Ri”, nё ekzekutimin e A.Pugaçovёs jehoi kёnga e re e saj; “Njё milion trëndafila tё kuq”, e cila u bё hiti i kohёs jo vetёm në Bashkimin Sovjetik, por edhe jashtë kufijve tё tij. Ja disa vargje nga kёnga e saj: “Na ishte njёherё një piktor./ Kishte shtёpi dhe ishte beqar./Po ai dashuronte një artiste./Atё, qё donte lulet.\Atёhere ai shiti shtёpinё e tij.\Shiti pikturat dhe strеhёn e tij.\Dhe me tё gjitha paratё ble:/njё det tё tёrё me lule.\Njё milion, njё milion trëndafila të  kuq.\Nga dritarja shikon ti. Kush është i dashuruar, dhe serjoz:/jetёn e vet do ta shndёrrojё në lule për ty! /Njё milion, njё milion, njё  milion  trëndafila  tё kuq….   Shumё  e dёgjuar  dhe e pёrhapur ёshtё kёnga “ Podmoskovnije vjeçera “, tё cilёn e kёndojnё duet nё Sheshin e Kuq sopranoja Anna Njetrebko dhe baritoni i njohur në tërë botën Dimitri Hvorostovski.

  1. Nuk dёgjohen nё kopёsht as fёshfёrimat! Pse ti, e dashur, shikon shtrëmbër?

Gjithçka kёtu ёshtё shuar gjer nё mёngjes! Ah sikur ta dinit ju sa tё dashura janё pёr mua! E kam tё vёshtirё ta them a mos ta them! Mbrëmjet afër Moskës. Gjithçka kam në zemër.

Lumi i  vogёl lёviz dhe nuk lёviz. Por agimi tashmё ёshtё gjithnjё mё i tёri nga argjendi i hёnёs i dukshëm. Kёshtu tё lutem bёhu e mirё!

Kёnga dёgjohet dhe nuk dёgjohet: Pra,mos i harro dhe ti kёto! Nё kёto mbrёmje tё qeta. Mbrёmje verore afёr  Moskёs.

Libri është fryt i pasjonit, dёshirёs dhe punёs së palodhur e skrupuloze tё autorit. Nuk ka qёnё e lehtё tё pёrzgjedhësh veprat mё pёrfaqёsuese nё morinё e pafundme tё kёngёve, kёngëtarёve e kompozitorëve rusё. Libri “Këngë ruse ” i autorit Miltiadh Bode pёrbën ngjarje nё jetёn tonё kulturore. Ky botim ёshtё pritur me interes tё veçantё dhe ka pasuruar bibliotekat tona familjare .

2-Njё nga 35 librat e pёrkthyer me  “ Proverba dhe fjalё tё urta nga 35 vёnde tё botёs”, ish mësuesi im më citoi disa që i mbante mënd. Kjo më befasoi për kujtesën e mendjen e kthjelltë. “Miku me lehtё humbet se sa fitohet.-”Kush humbet mikun ёshtё armik i vetes,- “Miqësinё me miqёsi e paguan.”, – “ Miku i sinqertë ёshtё thesar i vёrtetё»,   “Miku i vjetёr ёshtё mё i mirë se dy tё  rinjë”. “Rreptёsia e mёsuesit ështё mё e dobishme se pёrkёdhelia e prindit”. “Mё mirë njё dimёr nё atdhe se sa njëqind pranvera nё dhe tё huaj”, “Zogu fluturon, por nё mbrёmje kthehet nё folenё e vet”. “Njohuritë fillestare në rini, janë mënçuri në pleqëri”, e tjerë   Ish mësuesi vazhdonte pa u ndalur dhe pa u lodhur ashtu i qetë si e ka natyrën të më  tregojё njё fabul tё shkurtёr nga L.N.Tolstoi, shkrimtari i madh rus,i “ Lufta dhe Paqja’, “Ana Karenina”. Ka gjithashtu  shumë fabula , përalla dhe tregime me moral të lartë. M.Bode është njeri i palodhur dhe i zellshëm. Ai ёshtё aktivist i bibliotekёs “Vexhi Buharaja”. Shkon merr libra rusisht dhe i pёrkthen. Pastaj shkon pёrsёri, dorёzon ato rusisht dhe i dhuron bibliotekёs disa kopje. Ai thekson, që është banor i Beratit, qytetit tё dashur, tё lashtё, bujar, mikpritёs, me histori shumё shekullore. E ndjen veten ngrohtё në qytetin e lindjes, gёzon respektin e bashkёqytetarёve, të cilёt e përshёndesin me dashuri e pёrzemёrsi, me respekt dhe mirёnjohje. Jeta e tij e gjatё dhe e pasur e ka bërë t’a dojë punen. Ai nuk rri dot pa punuar. Ky pra, është Miltiadh Bode “Intelektuali i shquar “, qё punon shumë pa u ndier.