Suplementi Pena Shqiptare/ Duro Mustafai: Të vjen keq që jam plakur?

502
Sigal

Pas një bisede me një shokun tim të viteve të rinisë-

 

Ty të vjen keq që unë jam plakur

Apo keq të vjen, se do plakesh dhe ti?

Unë vitet e rënda, pas vetes kam flakur

Dhe pleqërinë nuk e jetoj si pleqëri,

Po ti pleqërinë e afroje qysh në rini…

 

Dhe ty të vjen keq që unë jam plakur,

Se mendon që erdhi koha të plakesh dhe ti!

Dhe vitet e arta pranë vetes dot s’i ke mbajtur,

Prandaj të tmerron edhe fjala “pleqëri”,

TY që pleqërinë e fute brenda vetes, qysh në rini.

Vërtet pleqëria ka ardhur për mua?

Dhe ty të vjen keq, që si më parë nuk je.

Po ti, keqardhjen e ke për vete apo për mua,

Se tek ty pleqëria ka kohë që ka bërë fole.

Ndaj ke harruar dhe fjalët “të dua”?

Fjalët që na mbajnë të rinj, ty, edhe mua…

Të ardhka keq që s‘jam më i ri, si dikur

Dhe te plakja ime shikon plakjen tënde?!

Çudi, nuk e di, që dashuria s’plaket kurrë

Dhe ajo s’të lë të plakesh në shpirt e në mëndje?!

Po dashurinë mos e burgos brenda vetes tënde!

Vitet vërtetë nuk zvogëlohen,

Po jetën gjithkush vetë e ndreq.

Të moshuarit mes të rinjve rinohen,

Po një ditë edhe të rinjtë bëhen pleq.

Dhe për këtë, ty s’të zë gjumi, të vjen keq?!

 

Në do të mbetesh plak, pa pleqëri,

Të lutem plakjen, mos e ço në mendje!

Mos thuaj: “Rinia iku, unë mbeta pa rini…”

Mendo rilindjen e moshës tënde,

Se edhe bari që pritet, lind përsëri,

Se ka bimë që përkulen, po s’ thyhen as në stuhi,

Këtë të vërtetë të jetës, mësoje, nëse nuk e di!