Suplementi Pena Shqiptare/ Dritëro Agolli: Pritja

173
Sigal

 

Gjysma e qiellit me re dhe gjysma tjeter e kaltër.
ëetë harmoni shkrepëtima e prish.
Gjysma e shpirtit e ngrirë dhe gjysma tjetër e vakët,
dhe në gjoks një ankth si iriq.

Ndaj sot nuk do shkojmë kurrkund:
as në koncert, as në park, as në varre!
Ti shko në dhomën tjetër dhe mbesën përkund
dhe unë po ndez një cigare.

Mbase kujtohet im bir arratisur në botë
dhe prish heshtjen e dhjamur mbi telefon!
Ah, kjo cigare që pi është e fortë,
e ndiej kur në gjoks më shtrëngon.

TEK E ËMA

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
mbase vinte, por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza:
sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë!
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
shkon e lan, ku nëna fle nën gurë…