Suplementi Pena Shqiptare/ Dhurata Kasa: Të jesh një petal!

196
Sigal

Kur bien pika dëshpërimi nga qielli është mirë të futesh mes petaleve të një trëndafili e të bëhesh petal i ngrirë puqur fort pas farëzave, ose edhe mund të bëhesh një fije bari mes miliardave të një fushe, të futësh shpirtin nën dhe dhe veç flokët mbi tokë të fryjnë si të dashurat e erës, mbase mund edhe të ndërfutesh në magjinë e tregimit të një legjende, ku magjia tregohet bukur nga zëri i nënës që të bën gjithmonë një princeshë trëndafilore, dhe e fundit mund të zgjedhësh të jesh një pemë e thatë në rrugën ku dëshpërimi vdes nga indiferenca e drurit pa gjethe.

E pandjeshme ndaj dëshpërimit kaloj si një shtjellë mbi një rrugë të qartë, sepse kalova kaq shumë në kohën kur koha u puth me të si aleate, ndaj tani shtjellohem me buzëqeshje, sepse theva mitin e saj, lotët e pamerituara, ato i futa thellë në pashpjegueshmëri për shpirtin,

i lashë në një cep të mjerë, vështirë për t’u ndjerë. Dëshpërimin mos e merrni shumë seriozisht,

as kur genin prek as kur ju trondit, vetja një hyjnizim i qartë frymën e mban për një copë qiell të pastër fshehur nën damarë, ashtu si një trëndafil, që edhe kur vyshket përsëri mban emrin e paqtë! Konvertim i çuditshëm i dëshpërimit në indiferencë, thonë se shpirti mermer i ngurtë bëhet,por jo, ndryshe mali do zhvishej pas çdo furtunw e pra ai gjelbëron edhe më shumë dashuri të jeshiltë apo të kaftë,thonë se sytë në dëshpërim lotin e kanë ngushëllim, por jo, ndryshe yjet në qiell do vdisnin pa mbarim pas çdo reje që e mbyt atë shkëlqim, e natën presin me padurim të ndriçojnë në mjegullimë plot besim tek drita e tyre, vezullimë. O dëshpërim i padëshpërim,

prandaj je i padashur se gjithçka që është përreth teje interferon vazhdimësi me çdo lloj çmimi,

por më kryesorja është prehja mes një trëndafili që edhe pse u tha mbeti trëndafil i tokës.