Suplementi Pena Shqiptare/ Çano Nora: Ujku dhe delet

155
Sigal

Një herë ujku hyri në vathë,

dhe u tha deleve, s’ju bie më në qafë.

Madje duke filluar që tani:

të shkojmë mirë, të lidhim miqësi.

 

Pa kaluar shumë kohë,

ujku një moment

u bë gati që të kapte dhentë.

 

Dhe thanë dhentë:

– Ta marrim shtruar, pa u nxehur:

– Për çmiqësi na thua ti, o mik?

– Ti sa herë vjen, vjen pa pandehur.