Suplementi Pena Shqiptare/ Bedri Alimehmeti: Tri poezi ne tre qytete

637
Sigal

FYTYRA

Do të ta marr ndër duar,

Këtë fytyrë që ndrin diell.

Me të në gji shtrënguar,

Do të ngjitem lart në qiell.

 

Ku, me afsh do të t’i puth fort

Buzët, të trëndafiltat petale.

Aromën e tyre në këtë botë,

Vetëm mua, shpirt ma fale.

 

Syve të thellë si deti i pafund

Do t’u puth vetëm qepallat.

Ku çdo pendëz qerpiku shkund

E m’i largon të gjitha andrallat.

 

Pastaj me buzë do të shkas

Nëpër të bardhën gushë.

Aty mbi gjinjtë e rrumbullakët,

Do të ndizem i tëri prush.

Si ty

 

Ule të lutem paksa zërin.

Shpirt, flit më me ngadalë.

Mua ja ku më ke të tërin,

Me ëndje të dëgjoj çdo fjalë.

 

Tregomë, ç’ke në zemër.

Oh, thellësi e syve të tu det!

Ndaj them se, në botë femër

Si ty tjetër, s’kam për të gjet.

 

Bukuresht-Tibuesh

 

Bukur është, Bukuresht!

Të të shohësh ty

Ditën edhe natën.

Bukur është Bukuresht,

Të të soditësh ty

Nën shkëlqimin e diellit

Nën platinimin e hënës

Bukuresht

Bukur është

Të kalosh

Nën “Arkul de Triumf”

Dhe të dalësh

Në piazza “Libertta”

Të dëgjosh muzikën hyjnore të Ciprianit

Vargjet magjikë të Emineskut

Dhe të shijosh humorin brilant të Karaxhales.

Bukur është Bukuresht.

Tibuesh. (Të dua!)