Suplementi Pena Shqiptare/ Bashkim Sulçe: Qesh dhe vetëm qesh Muçi, Humor-100–rrëfenja

982
Sigal

“…Humori… e qeshura i takon njeriut… ajo ka virtytin të pastrojë pasionet e shpirtrave njerëzore”, ka thënë Aristoteli. Unë Bashkim Sulçe, me profesionin mësues i shekullit të kaluar dhe aktualisht pensionist aktiv në punë e në jetën e dy kohëve, “autori” i këtij cikli humoristik (siç e shikoni e kam vënë në thonjëza), çka do të thotë se edhe unë vetë e vë në “dyshim” të jem autor i këtij vëllimi, dëshiroj të shkruaj diçka në vend të parathënies së librit, më tepër jo për lexuesin e shkallës së lartë të kualifikimit, por për atë mesatar dhe jo vetëm. Unë nuk jam, as autori e aq më tepër, as krijuesi i mirëfilltë i këtyre barsoletave dhe rrëfenjave humoristike që i shkojnë më tepër për shtat një “Nastradini” të trevës sonë. Por këto i kemi treguar dhe i tregojmë të gjithë, kështu që jemi nga pak të gjithë “Nastradinë” të vegjël. Me këtë dua të them se unë jam vetëm mbledhësi i “pakujdesshëm”, gjithsesi korrekt dhe i vëmendshëm i gërmimeve të koloritit humoristik të popullit dhe të tregimeve që çdokush prej nesh i ka dëgjuar dhe rrëfyer në grupe të vogla, mbase kur jemi në rreth të ngushtë, kur jemi mbledhur vetëm meshkuj apo edhe burrë e grua dhe kemi qeshur me të madhe duke harruar për pak kohë hallet e larguar stresin e përditshëm të pafund që na merr jetën pak e nga pak në mënyrë të padukshme. Me aq njohuri dhe kulturë e sa kam lexuar, mendoj se s’jam as i pari e as i vetmi që bëj një përmbledhje të tillë humoristike e cila në të vërtetë është një libër i gjithësecilit, i hapur në gjithë trevat, por që edhe i pa sistemuar në një libër, që tregohet gojë më gojë, por harresa bën të vetën dhe duke qënë i mbledhur në një libër si ky, i jepet mundësia lexuesit të kënaqet me gazin që krijojnë këto rrëfime të cilat s’janë vetëm për të qeshur, por kanë edhe kripë e piper…për të nxjerrë mësime për jetën. Kjo do të thotë se do të gjeni këtu edhe të tilla barsoleta të cilat fshikullojnë aspekte të ndryshme të jetës dhe gruas, nuses dhe vjehrrës apo vjehrrit, mes babait dhe fëmijës, mes nënës dhe vajzës, mes njeriut dhe kafshës, mes plakut dhe të riut, mes fshatarit dhe qytetarit, e pafund mësime. Pra unë e konsideroj këtë libër me vlerë së pari, sepse këtu ke ç’mëson nga mesazhet dhe mësimet që dalin pas tyre e kryesisht në fund të tregimeve. Sa për fjalët e “ndaluara” dhe që i ka hequr dhe fjalori i gjuhës shqipe nga termat, kurse jeta e përditshme i ka të zakonshme, dua të them se nuk jam unë i pari që po i përdor e I them hurit “hu” dhe bujashkës “bujashkë”…sepse janë poetë, por po përmend vetëm P. Riston apo edhe Charles Bukovskin…etj që këto fjalë i thonë në romanet e poezitë e tyre troç, me emrat që kanë në të vërtetë. Në rrëfenjat humoristike të mbledhura nga unë qortohet mefshtësia, gënjeshtra, moraliteti, tradhtia bashkëshortore, mungesa e respektit ndaj prindërve, pabesia në shoqëri, ngrihet lart cilësia e mençurisë dhe aftësisë për të kapur situatën bisedore që në ajër dhe t’i kthesh tjetrit përgjigjen e duhur, në kohën e duhur dhe me zgjuarsi. Ajo që më nxiti të marrë këtë iniciativë ka qenë fakti sepse gjykova: pse të mos mblidhen këto relikte gazmore më se të bukura dhe t’i lihen brezave në një libër? Tregimi i këtyre barsoletave është i vetmi humor që sjell buzëqeshje shpërthyese (të trashëguar gojë më gojë), çka është edhe pjesë e mençurisë popullore, e njerëzve tregimtarë që janë përreth nesh. Nastradini ka shumë rrëfeja të bukura që, siç kanë hyrë në mjaft vende të botës, kanë ardhur edhe ndër ne. Por këto që unë kam mbledhur prej vitesh vlejnë jo vetëm për të mbjellë gazin mes nesh, por edhe për të mësuar dhe besoj se janë shumë e shumë të tjera të cilat sa më shumë të rrish, më tepër të mbushin librin e kujtesës. Ngaqë kujtesa s’arrin të mbajë volumin, tërësinë e tyre, ia vlen që edhe të shfletohen në një libër si ky i imi. Patjetër që me të dalë ky libër unë e di që shokët e miqtë e mi do thonë: pse s’e ke vënë edhe këtë barsoletën e …x-it, apo atë tjetrin që tregon filani. Tani për tani, unë kaq mundësi kisha dhe diçka arrita. Kjo s’do të thotë se nuk do të ketë një libër të dytë. Patjetër që do të ketë. Punoj në heshtje për disa tregime dhe një pjesë e kam vënë në vijë.  Mendoj se pjesën e mbetur të humorit të mos ia lëmë spontanitetit. Është një thesar të kulturës gojore popullore. (Por kjo më nxit që të qëmtoj edhe në vijim, për të pasur një perspektivë humor-nr. 2). Me këtë rast unë dua të falënderoj mikun tim, shkrimtarin Kozma Gjini, që redaktoi e përzgjodhi rrëfenjat e mbledhura. Humori është shëndet. Thonë se edhe shejtani hyn shtatë pashë nën tokë nga e qeshura. Dua ta mbyll këtë sqarim për lexuesin me një thënie të Felice Leonardo Buscaglia :”…Ajo që ndoshta më tremb më shumë se çdo gjë në sjelljen tonë, është mungesa e humorit”. Qeshni! Qeshni,pra! Qeshni! O zot, sa seriozisht i merrni gjërat në këtë jetë të shkurtër! Shqetësohemi shumë edhe kur na humb një gjilpërë. Por a e meritojmë këtë shpërdorim të vetvetes? Jemi kaq të përkohshëm në këtë jetë! Lexim të këndshëm dhe paçi tërë jetën gaz e humor në familjet tuaja! Bëjeni pjesë të bibliotekave tuaja librin me humor të dashur miqtë e mi. Ju faleminderit.

Autori: Bashkim Sulçe

1-nuk e kthej Kombajnën për një kalli gurë

Na ishte një herë një çift i ri. Ishin martuar me dashuri dhe kalonin për bukuri. Punonin në bujqësi, merreshin me frutikulturë. Nusja ishte e bëshme, e shëndetshme me gjoks të derdhur, por nga pjesët e poshtme ishte goxha e trashë. Kur kishte raste që grindeshin, burri e ofendonte: “ik moj by*ë madhe”. Ky avaz vazhdonte sa herë që ata ziheshin. Nusja nuk i bënte shamatë, por i thoshte “e ke gjithmonë për kokën tënde”.Një ditë, nisi një debat i pakëndshëm në familje dhe ai, për ta ofenduar nuk i tha më “ik moj by*ëmadhe”,por i tha “ik moj se m’i ke bërë by*ët sa një kombajnë”… Kështu ky avaz vazhdonte sa herë që ziheshin. Një natë, kur ranë për të fjetur, gruaja i kthen kurrizin dhe ia fut gjumit. Burri, pas disa minutash, erdhi në qejf dhe i thotë gruas: Kthehu këtej nga unë. Më ka hipur në kokë që të bëjmë pak qejf… Ja pret gruaja me të parën: -Ohuaaa! Të kthej unë kombajnën për një kalli grurë!

2-Nusja një javë martuar

Një nuseje, pas martese, burri i shkoi një javë në kurbet. Nusja priti një muaj,dy, një vit,dy… dhe nuk po duronte dot më pa burrë dhe i thotë vjehrrit: “ Unë jam një femër e ndershme… jam në moshën e rinisë… nuk dua të bredh me burrat e botës …se nuk dua të bëhem gaz i botës, po do të më plotësosh një dëshirë”.  -Hap gojën- i tha vjehrri. Çfarë kërkon nga ne?  -Dua të shkojmë në pazar dhe të blejmë një “vegël”… me bateri. Vjehrri e kuptoi shqetësimin e nuses, e shoqëroi për në pazar dhe ajo e bleu atë që donte. Kalonte duke bërë atë gjë me artific… Mbante veten me gajret. Mbasi e përdorte për çdo natë, bateritë u mbaruan. I thotë vjehrrit: “Më bli dy bateri në pazar dhe i tregoi mostrën”. Shkoi vjehrri dhe ia bleu e ia solli në shtëpi. U mundua t’i vendoste vetë bateritë nusja, po nuk i vendosi dot. Atëherë iu lut vjehrrit, por atij i ra “vegla”… në tokë e kërcente sa ky u lodh e s’e kapte dot. I thirri nuses; “Hajde, moj nuse hajde kape “flamën”… se mirë ty ta bëri…ky, po po ma bën…dhe mua…