Suplementi Pena Shqiptare/ Bardhyl Agasi:  Mbi romanin PAJTIMI të Shpend Topollajit

214
Sigal

Sa herë që shkrimtari, miku im Shpend Topollaj më njofton se sapo ka botuar një libër të tij të ri, krahas gëzimit që ndjej shpreh dhe një farë habie për energjinë e tij të pashterur krijuese dhe tanimë aq sa nuk mund të përcaktoj se sa ka arritur numëri i veprave të tij,sepse sapo mbaron së lexuari atë të fundit, mëson për një vepër tjetër të re nga ky autor.

Krijimtaria e tij është e gjithanshme, vëllime me tregime e novela, libra me poezi,romane, përmbledhje me kritika letrare, monografi, artikuj të panumert nëpër faqet e shypit etj.Rrallë gjen në letërsinë tonë një krijimtari kaq voluminoze, kaq të bollshme, të përditshme sa e këtij autori,por që dhe shquhet për nivelin e saj cilësor. Nëse do të doja të përcaktoja se në cilën gjini letrare pena e tij është më e sukseseshme, do ta kisha të vështirë të bëja dallimin, por do të veçoja atë të tregimit dhe të novelës, ku ai ka me hapësirë dhe mundësi të trajtojë një tematike shumë të gjerë. Jo vetëm nga subjektet origjinale. fabulat e gjetura, mënyra e ndeërtimit të tyre, problemet e shtjelluara si jehone të realitetit tonë aktual, por dhe nga gjuha e thjeshtë dhe aq e rrjedhshme, mbi të gjitha  për atë frymë njërzore që buron nga shpirti i madh i këtij autori. Por talenti i tij spikat në çdo libër, në çdo gjini duke e bërë atë tanimë një nga autorët tanë më të njohur dhe të dashur për lexuesit shqiptare dhe me gjërë, sepse shumë prej tyre janë përkthyer dhe në disa gjuhe të huaja. Nuk mund të mos shprehem se janë të shumtë autorët dhe krijuesit që ndjejnë mirënjohje dhe ndaj kritikut letrar Shpendi Topallaj, krijimtaria e të cilëve është e përfshirë në analizat dhe kritikat letrare të tij në shumë përmbledhje, ku shquhet objektiviteti dhe dashamirësia për veprat e kolegëve të tij,

Por në krijimtarinë e Shpendit një vend të gjerë zënë dhe romanet , ku ai i botuar kohët e fundit, në mos gaboj është i nënti, ka një titull domethënës PAJTIMI, Ndoshta është dhe vepra e tij që është me afër realitetit tonë, ku mospajtimet dhe sherret politike kanë bërë që të zgjatet me shumë tranzicioni postkomunist i vendit drejt ndërtimit të një sistemi funksional demokratik perëndimor. Ky roman shfaqet pikërisht në një kohë kur dhe pas një periudhe tridhjetëvjeçare ende vazhdon përplasje gati klasore mes forcave politike, që përfaqësojnë shtresa shoqëore me kahje të kundërta, si mbeturina ekzistuese të së kaluarës, madje dhe kur pas tri dekadave të pluralizmit politik programet e tyre politike pothuaj janë përafruar aq shumë, saqë vështirë se gjen ndarje për ndonjë problem thelbësor,Në roman ndjehet më shumë se pikërisht ajo shtresë shoqërore që vuajti  në sistemin e kaluar

është dhe më emancipuar, pa asnjë ndjenjë të hakmarrjes as ndaj ekzekutorve të djeshëm të tyre dhe që janë më të predispozuar për tiu bashkuar dhe apelit të madh të kohës,që është dhe apeli i autorit  në roman për Pajtimin e madh. Vetë titulli i romanit është thirrja e madhe për këtë domosadoshmëri shoqërore dhe politike. që shtjellohet përmes një subjekti që rrjedh natyrshëm përmës ngjarjeve dhe detajeve realiste me një fund që është dhe apeli i autorit për të lënë pas të kaluarën, duke mos e harruar atë dhe për të çuar më tej  me më garanci një sistem të konsoliduar demokrtatik, integrimin e plotë të vendit në familjen e madhe europiane.

Këtë mision të madh autori ua ka besuar në veprën e tij kryesisht përfaqësuesve të mendimit intelektual, të dale nga e kaluara e përbashkët, por  me qendrime dhe bindje të ndryshme politike dhe bashkëjetues në të sotmen, ku njëri ishfajtor dhe tjetri ish vuajtes. Pamvarësisht se në roman degëzohen ngjarje dhe personazhe të tjerë, trungu i romanit ngrihet mbi veprimtarinë e dy personazheve kryesore, Jakov S dhe Bedri B, të dy njerëz të letrave, me qëndrime të ndryshme në diktaturë, i pari në shërbim të saj dhe i dyti i dënuar nga ajo. Jakov S me ekspertizeë e tij ndikoi në burgosjen e Bedri B dhe ky pas burgut, pas përmbysjes së regjimit të mëparshëm nuk ngurron të botojë shkrim ndaj censorit të tij. Autori për t,i dhënë fund luftës së tyre të ftohtë ka gjetur një rrethanë njerzore, që i jep ngrohtësi lirizmi dhe romanit, dashurinë mes djalit të Jakov S dhe vajzës së Bedri B.

Dashuria mes dy të rinjëve i shërbën autorit si një simbol i bashkimit dhe i pajtimit mes dy qëndrimve të kundërta të së kaluarës, por që prodhon  një të ardhme në një angazhim të përbashkët, garant dhe domosdoshmëri për unitetin, pamvaresisht bindjeve partiake apo politike. edhe pse me një happy end që jep si zgjidhje autori, në roman shtjellohen dhe linja të tjera nga realiteti yne aktual, si shfaqjet e korrupsionit përmes një fakti konkret siç është ndërtimi i një hoteli me para të pista,, ku është përfshirë dhe deputeti N,apo ekzistenca e matrapazllëkut dhe e manipulimit poetik, përmës qëndrimeve të dyzuara brenda familjeve, ku me llogaritje për të qënë të siguruar në çdo qeverisje që mund të vije, dy vëllezër  futen në dy parti kundërshtare njëra me tjetrën Përmes bisedave,, dialogjeve në roman autori nuk ngurron të shprehet hapur për zhgënjime nga deformime të ndryshme në  realitetin tonë të sotëm, si një tërheqje vëmendje për të mos u përsëritur ndonjë dukuri negative e regjimit të kaluar. Në roman lexuesi ndesh skena që i nguliten në mendje, siç është ajo me kryetarin e degës së brendshme, që zbret nga makina në mes të rrugës një udhëtar, sapo merr vesh që ai është djalë nga familja e deklasuar e Kaloshëve. Një nga skenat më të bukura është përsëri me kryetarin e degës, i cili në prani të të nënkolonelit rus, këshilltar i tij, përpiqet me metoda të ndryshme për të rekrutuar mësuesin Hajdar Sh, por që ky pranon dhe qelinë , torturat për të mos u bërë spiun dhe bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, deri eksperimentet studimore, shtazarake ndaj trupit të tij nga ana e oficerit këshilltar rus, për të parë sa mund të durojë trupi  i njeriut pa ngrënë një muaj. Rrënqethëse është ushqyerja e babait pa ndjenja për një muaj rresht në fshehtësinë e qelisë me qumështin e vajzës së tij , nga gjiri i së cilës si nënë e re ,   ushqehej dhe foshnja e saj.Po kështu ndjen trishtim kur mëson për marrjen e shtëpisë, debimin nga ajo dhe internimin e familjes se Kristaqit, pikërsht në ditën kur kishte vdekur djali i shtëpisë, me kufomën para, që e ngjitin në kamionin me plaçka drejt vendit të internimit. Megjithatë janë këta njerëz ,që provuan dhunën egersisht dhunën e diktaturës, që gjejnë forcë të falin dhe t,i bashkohen aktit të madh të Pajtimit, apelit që bën shkrimtari Shpend Topollaj me romanin e tij me të njëjtin titull.