Të të gjej në kopshtin e Edenit
yjeve pranë perëndisë.
I dashur pranë rrezes së diellit,
atje ku rendni të lirë.
Parajsës pra dua të të them,
do të të gjej aty në liri?
Atje ku e drejta mbretëron,
pa puthadorë e tirani!
Atje ku s’ka të ligj e diktatorë,
atje ku s’ka Enver e Neronë,
atje ku drejtësia bën ligj,
për mua, për ty, për të gjithë.
Nga Perigjeu s’do të jesh shumë larg,
prej nga do nisem e ujdisur.
E di, që ke përgatitur shtëpizën,
gjerdane dashurie ke stisur.
Ah, do të vij krejt zemër boshatisur,
e ç’të të sjell nga kjo botë e marrë?
S’ka mbetur asgjë me vlerë,
përveçse hajdutë kriminelë.
Për të fundit, e di që atje s’ka vend,
të gjithë e kanë vendin në ferr.
Në ferrin e të nesërmes që vjen,
Luçiferi sigurish do t’i mbledhë.