Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: Tri kohe te jetes sime

476
Sigal

Sec me zu nje mall,

Per vitet qe shkuan.

Ketu ndane dritares

Kete nate hene-kulluar.

 

***

U linda ne Dardhe plot bekime,

Shen Thomai e te tjere shenjetore.

Ne familjen Zengo-

E permendur per Piktore.

Valle keni degjuar,

Per nje burre te ndritur,

Nikolla Zengo quhej –

Nje mendje e lecitur.

 

E shoh trendafilen,

Qe ka cel ne dere,

Bekim perendie-

Vendi ku kam lere.

 

***

Shkoj shpesh ne Selanik,

Gjithmone me mall pashuar.

Te fton me magji ay qytet,

Me shpirtin e tij te gezuar.

Buzdetit shpirti, fryn e trazon,

SikurAleksandrit,kalin ja kish mare.

E zemra hap porten qe ndryn,

Prej nga dalin pasione rrezelare.

 

 

Korca me  fisnikeroi,

Me familje e maturi.

Si nene e mire plot siguri,

Shoh birin te rritet ne liri.

 

Per kete qytet punuan nder breza,

Shume zonja e zoterinje bujare

E une mar vrull prej tyre

Qe Korca te zere vendin e pare.

 

***

 

Perendia vjen me Tre,

Ashtu si vijne punet e tija.

Dardha,Korca e Selaniku,

Jane tregezimet e mia !!!

 

 

 

Dardha -Korçë

Në lartësinë e 1344 metrave dhe falë vendndodhjes mes maleve e pyjeve, Dardha, ky fshat 300-vjeçar, është një nga fshatrat turistikë më suprizues në Shqipëri.

Një prej tipareve më dallues e të bukur të fshatit turistik të Dardhës, është peizazhi i tij i paharrueshëm, ku karakteristikat e çdo stine pasqyrohen më së miri. Shtëpi prej guri, kurora të gjelbërta pyjesh, që vishen me të bardhë në dimër, dhe një pastërti ajri që të mbush mushkëritë e të bën të ndjehesh i rigjeneruar plotësisht. Këto cilësi kanë bërë që në Dardhë vit pas viti të shtohet numri i turistëve, si dhe i atyre banorëve të rinj, që zgjedhin të ndërtojnë shtëpinë ideale të pushimit pikërisht këtu.

Origjina e emrit

Sipas gojëdhënës për prejardhjen e emrit, kur i pyesnin banorët e parë të fshatit se ku ndodheshin, përgjigja e tyre ishte ‘tek stani nën dardhë’, duke ju referuar një dardhe të egër që ishte e pranishme në atë zonë. Vetë fshati u themelua 300 vjet përpara nga të ardhurit, që donin t’i shpëtonin ndërrimit të fesë gjatë Perandorisë Osmane. E jo rastësisht është pikërisht ajo, liria, ndjesia më e fuqishme që përjeton kur viziton Dardhën dhe zhytesh në ngjyrat e përsosura të natyrës së saj.