Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo Kallco: Stacioni i fundit!

330
Sigal

E humbur në turmën e udhëtarëve, endem e vetme! Autobuzi po vonohet dhe durimi ka arritur kulmin. Në stolin diku nga fundi me një cigare ndezur, mundohesha të harroja se sa stacione të tjera kisha për të zbritur, dhe tymi cigares më kalonte mbi qepallat e syve, pastaj lart mbi flokët e verdhë dhe një rënkim nga brenda vinte: – uffff edhe sa do pres akoma…!!! Një mjegull kish zaptuar territorin. Diku pak më tej një vajzë dhe një djalë po jepnin lamtumirat e fundit me ç’ka kuptova…, por na lajmëruan se autobuzi po afrohej dhe unë nxitimthi u çova, por, ajo vrapoi afër meje duke qarë dhe më tha:- Të lutem më kap dorën dhe mos e le të afrohet ai. Nuk dua as ta shoh më”! Ishte stacioni i fundit për mua! Pa mundur ta pyes çfarë ndodhi u gjenda brenda në sediljen e parafundit e ulur, dhe ajo ish mbështetur mbi supin tim tejet e rënduar e përgjumur! Kështu vazhdova rrugën me idenë se stacionet s’kishin kurrë të mbaruar dhe unë do vazhdoja të udhëtoja në shpresën se udhëtimet do ishin nga ato më të bukurat pavarësisht se ndalesat janë pjesë e tij…!!!