Një për një i kam latuar tërë dhimbjet,
Vargje t’i bëja gërxhet e thepisura.
Kryet të mbështetë mbi to njerëzia
sa herë që si unë rrëzohet,
vetëm të mos ndjehet vetmia…
Si zogu, që dhe në kafaz vajin e bën këngë,
i këndova dhimbjes përtej dhimbjes,
fushava nga endet zbathur dashuria.
Guximin për jetën mos humbë zemra ime!
Dhe as atje jashtë, njerëzia…





















