Një lot poeti pas një psherëtime,
ortek i rrëmbyer, mbi borën që vret,
ligështuar shpirti kur s’pat më agime,
mos lëndo poetin se trazon një det.
Një zemërim poeti mbështjellë me dëshpërim;
stuhi që çan malet me forcë e ulërimë!
Sikur toka çahet e s’ka më blerim,
mos lëndo poetin se lëndon lirinë.
Kur i dhëmb zemra ajo aq e madhja,
dije se gjithë bota një dhimbje e ka!
Në filloj të shkruaj, dije është lënduar;
dije se ka dallgë dhe benga të mëdha.
Ja u jep gjithë zemrën, sa herë që ta doni!
Ja u fal të gjithën e për vete s’mban.
Nëse ndihi keq ndonjë varg lexoni,
ai shkroi me gjak dhe kur nuk e lanë.