Eh ç’i punojmë botës pa patur mëshirë,
e përplasim si të luajmë me gogël !
Rrotullimi i saj tashmë ka ngrirë,
në shpirtin tonë të vogël.
Kam parë si është përzhitur nga lufrat,
kur nga qielli kemi zbritur zjarre!
Pastaj gërmuam gropa të thella
e kemi shtruar varre.
Ja vramë pulëbardhat në fluturim,
sqepat ngatërruar në plasmas,
të ngordhur i gjetëm brigjeve shtrirë,
Sa dua të ulëras.
Ja premë krahët që gjelbëronin,
e ngritem oxhaqe që nxijnë katran.
Ne jemi frika e botës tonë;
ne jemi i vetmi dushman.
Ne kemi bombën atomike në dorë!
Treguam kush ishim në Hiroshima.
Punojmë me djallin si dezertor,
tokës i dhame dridhërime.
Pastaj kerkojme meshire nga zoti,
Gjashte dite me rradhe e kemi mallkuar,
Te djelave shfletojme librat e shenjte,
Koke ulur e te penduar.
Dhe prap kjo toke na mban mbi vete,
Zemerojme Zotin se e dime qe na fal,
Ne dezertoret e Tij shekullore,
Te kthyer ne djaj.