Suplementi Pena shqiptare/Alisa Mene-Ti je po ai

1014
Sigal

Me lot në sy po të urrej e zotit me zë të lartë po i lutem që nga ty mos i kthej më sytë!

Kam shumë inate të mbledhura bashkë e ato frymën po ia marrin shpirtit tim. Të doja, edhe pse ti shpesh më largoje nga vetja. Në heshtje ti më ke braktisur. E kur vjen përsëri më thua, nuk do doje të largoheshe.

S’ka degë më në zemrën  time ku të mbështes besimin, ato të  gjitha janë kalbur. Gjethet e durimit janë tharë e ato vetë unë po i shkel për t’i lënë nga pas. A thua, ndoshta një ditë dhe unë do veproj si ty me dikë tjetër?! Por kjo nuk i përket drejtësisë që mua më karakterizon. S’do mundem ndjesi braktisjeje askujt t’i shkaktoj. Se vetë nga kjo gjë shumë kam vuajtur megjithëse dhe shumë të kam falur. Por tani gjithçka u konsumua e unë e dorëzuar ndjehem shpirtërisht dhe moralisht.

Ti mua s’do ma falje, nëse unë si ty do veproja, ashtu si nuk vlerësove një herë faljen time ndaj teje.

Gjithçka harrohet, nëse vërtet duam ta bëjmë, kur vitet kalojnë, me buzëqeshje i kujtojmë vuajtjet e të shkuarës.

Do doja që ndjenja të ishte një copë letër që ta grisja e ta bëja grimca të vogla të pa ngjitshme. Ti hidhja në tokë e t’i shoqërojë me sytë e zemrës teksa era i merr për t’i fshehur diku larg meje.

A ke pasur ndonjëherë ti zemër përballë meje? Jo s’e besoj se ke pasur se ajo s’do të lejonte të veprojë kështu. Këtë gjë tani më duhet ta pranojë e si ngushëllim ta perdorë. Unë nuk mundem të dua një njeri pa zemër. Nuk mundem më as ta fal e as ta pres.

S’e mendoja që kisha brenda vetes një dashuri teë verbër. E cila bëri gjjthçka pa parë asnjëherë ngjyra në zemrën tënde. Shume vite kanë kaluar, por kjo s’do të thotë se unë aty do jem ende për ty.

Kur ti një dite do duash të shikosh në jam ende aty ku më braktise unë do jem shumë larg, por të siguroj qe s’do rris me një dashuri të verbër.