Suplementi Pena Shqiptare/ Ali Bregu: Kur ikën vapa me gushtin

483
Sigal

Nostalgji

– E re qesh atëherë, kisha pretendime,
Oh sa shumë zemra copëtoi zemra ime.!
Ma kishin zilinë djem nga qyteti,
Djem po çfarë djemsh, ishin vet’ lezeti.
Me kërkuan shumë, doktor’, inxhinierë,
Bile një prej tyre m’u qep porsi ferrë.
Po ku der’ e tyre, ku ata, ku unë,
Hiqeshim sa s’ishim, sapun përmbi gunë.

Me hundën përpjetë, vrit e prit pa masë,
Unë mendjelehta, çupka e mamasë.
Prita e sa prita, s’.di ç’të them as vetë,
Kaluan plot vite, sot njëzet e tetë.

Tërë ditën mendohem, natën s’më merr gjumi,
Mbeta pa martuar, pse s’po më merr lumi?!
Edhe ty moj mami, s’të vjen keq për mua?
Eh, ç’më duhet nami, kur s’bëhem dot grua!

-Po ç’të them e gjora, mendjen shtrydh çdo natë,
Kor them unë “fora !”. nuk pranon yt atë.
Më kujtohet mirë, ishte dit’ e shtunë,
“Fora !”, tha yt atë, nuk pranova unë.
-Mos u mërzit bijë se nuk je me gisht,
Sheh të fluturojë laraskë pa bisht?
S’ka gjë bij’e mamit, se s”bëhet kiameti,
Nuk i dihet fatit, nuk dihet kësmeti.

Shkruar dhe botuar te gazeta
“Përpara” te rubrika “Humori i javës” në
muajin janar të vitit 1976 , pra mbi 43-vite
më parë .