Suplementi Pena Shqiptare/ Alfred Papuçiu: Ismail Kadaré – një gjeni krijues i artit ndërkombëtar

477
Sigal

Më 1 janar 2020, presidenti i Francës, Makron i dha shkrimtarit tonë, Ismail Kadaré, titullin më të lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”. Ky titull është krijuar në 19 maj 1802 nga Napolon Bonaparti. Ky titull u jepet figurave më të shquara të Francës por dhe të botës. Eshtë një nder i madh që i bëhet një biri të Kombit shqiptar. Ky titull vjen pas çmimit botëror Cino del Duca, çmimit Man Booker ndërkombëtar, çmimit të letërsisë të Princit të Asturias, çmimit Jeruzalem, çmimit ‘Nonino 2018’ që i është dhënë nga një juri, e autorizuar nga ‘Nobel’, çmimit Bokacio , çmimit Lerici Pea, po në Itali. Presidenti francez i ka dhënë më parë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, duke e cilësuar si “autor i mrekullueshëm i historisë së Ballkanit”. Kadaré u nderua me çmimin Pak Kyongni për vitin 2019, më datë 26 tetor në Korenë e Jugut. Ai ka marrë edhe “Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”. Kadaré është anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Blanco Calderón, pas një ankete që u bë kohët e fundit në Spanjë shkruan se: “Nga kjo anketë, më habiti dhe më gëzoi konsensusi i gjerë se një nga autorët të cilit i duhet dhënë pa asnjë dyshim Nobeli është shqiptari Ismaíl Kadaré”. Ai ka marrë edhe titullin « Doctor Honoris Causa » nga Universiteti i Palermos, si dhe nga universitete të tjera me prestigj në botë. Ai ka marrë titullin “Nderi i Kombit” në Shqipëri. Gazeta franceze “Le Monde” e cilëson veprën e tij në 100 më të mirat në botë. Shkrimtar i përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës. Ismail Kadare « i ka kapërcyer kufijtë për t’u bërë një zë universal kundër totalitarizmit ». “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”, “Pallati i ëndrrave”, “Darka e gabuar”, “Ura me tre harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Përbindëshi, “Piramida”, “Tre këngë të kobshme për Kosovën”, “Clirimi i Serbisë prej Kosovës”, 1973, 1980, 1981; të gjitha librat e tij janë në dispozicion nga Fayard, i cili botoi veprat e tij të plota në dymbëdhjetë vëllime, midis 1993 dhe 2004). Ai vazhdon të shkruajë, duke mos u kufizuar vetëm tek gjinia e romanit. Ai krijon novela, ese, poema të reja, por gjithashtu edhe pjesë teatrale, pa harruar edhe publiçistikën. Nuk mungojnë edhe skenaret e filmave si: “Te paftuarit”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Ballë për ballë”, “Radiostacioni”, “Kur vjen nëntori”. Ismail Kadaré ka marrë shumë çmime dhe dekorata për talentin e tij të papërshkruar. Ai është autori më i lexuar shqiptar në botë. Kadare ka 378 botime në shqip dhe 923 në 45 gjuhë të huaja. Ai është zëri i Shqipërisë moderne dhe këngëtar i identitetit të lashtë. Stili i tij frymëzohet nga klasikët e mëdhenj të letërsisë botërore: Homeri, Eskili, Dante Aligieri, Shekspiri, Servantes, Gogoli. Ai njihet ndërkombëtarisht, më tepër se presidentët e botës. Ai nuk i përket vetëm Shqipërisë por njerëzimit. Ai është cilësuar nga shkrimtarë të sërës së tij të njohur në botë si : “krijues i një universi të rrallë letrar”, “illuminist dhe humanist, njeri i lirë dhe një demokrat i flaktë”, “transmetues i mendimit.