Suplementi Pena shqiptare/Agim Xheka- Po vjen pranvera

401
Sigal

Çeli një syth
lajmëtar i një bote tjetër
Era e fund-dimrit
si një fshesè gjigante
i mblodhi gjethet e thara
në oborrin e vjetër.

Një akrep i dëshpëruar
çirret e bërtet
në grahmën e fundit
bën harakiri,
zgjat bishtin e helmët
mbi trupin e vet.

Dhe këtu nuk ka lajm.
Ky është mësim i vjetër
përvojë historie:
Kush do t’i hapë gropën tjetrit
ka një fund të njohur
vetë në atë gropë bie.

Një qen i zgjebosur
në oborrin e vjetër
me kuje po leh.
janë ngujuar gjethet e thara.
Mbulojeni atë gropë
kutërbon era pleh.

Dimri po jep shpirt.
Heshti dhe vetë era.
Bota po rilind.
Gëzohuni.

Po vjen pranvera!.