Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: “Harroje” dritaren hapur

233
Sigal

Si s’me thirre një herë

në ëndrra?

Të tregoja se sa të doja!

Si s’ta tha goja një herë?

“hyr brenda”!

Si s‘të thashë, m‘u thaftë goja!

Si s‘e le një herë derën hapur

të bëje sikur harroje?

Dhe në afshin e përflakur

të të ndjeja sa më doje!

Edhe do edhe ke frikë:

dhi e egër a sorkadhe!

Mua me rëntë një pikë

që të shova nëpër malle.

Sonte do hyj nga dritarja

ne zenith të ëndrrës tënde.

Fundja s’do bëhet hataja,

brenda muresh të një ëndrre.

Nesër do më ftosh ti vetë:

s’do të kemi kohë për gjumë.

Do kërkosh të vij përjetë

ashtu si unë, pakëz më shumë…