Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Hushi: Profesori

295
Sigal

 

Ai ngrihej çdo ditë në mëngjes, lahej, bënte fiskulturë dhe vishte këmishën e hekurosur dhe të larë me merak! Dilte pinte kafen e mëngjesit në kafenën e lagjes dhe ashtu i kërrusur nga vitet dhe i ngadaltë merrte rrugën e shkollës ! Kishte vite që kishte dalë në pension por vazhdonte të jepte mësim në piano ! Drejtori i ri i kishte dhënë urdhër të pushonte mësimdhënien por ai i ishte lutur të vazhdonte! Pas vdekjes së gruas së tijë të dashur mësimdhënia ishte i vetmi shpëtim për ti ikur vetmisë! I dashuronte pianon dhe studentët e tij! Duart i ishin tharë por gishtërinjt i kishin fituar me shumë dashuri dhe emocion! Kur luante në piano dukej sikur gjithë mençuria dhe muzika që kish luajtur në vite i rridhte natyrshëm! Tone të mrekullueshme që e bënin pianon një instrument magjik! Edhe atë ditë marsi u ngrit heret si zakonisht, piu kafen e zakonshme dhe ashtu qetë qetë e i kërrusur mori rrugen e shkollës! I merreshin pak mendt dhe këmbët me zor i tërhiqte! Por e mbajti veten dhe sdesh të jepej! Po ta shihte drejtori kështu do ta ndalonte të jepte mësim dhe kjo për të ishte tragjike! I kishte kaluar vitet dhe nuk ishin pak…. I dha vetes kurajo dhe sikur u ndje më mirë! Por këmbet i kishte të pafuqishme, ato mezi e mbanin! Ah, mendoi! Kishte dy dit që hante vetëm spinaq të zier! Pensioni nuk i dilte dhe kishte disa dit që parat e fundit i kishin mbaruar! Denisi ishte nxenesi i tij që i doli përpara sapo e dalloi nga kangjellat e shkollës! Ajo dashuri e nxënësve të tijë e rinonte, i jepte jetë dhe kurajo viteve të tijë! Mirmëngjes profesor! Mirmëngjes Denis, iu përgjigj ai dhe e harroi dobësine! U futën në klasë !
Denisi vuri duart mbi piano dhe profesorit sikur i çeli pranvera në kraharor! Ishte mars dhe lulet sapo kishin filluar të çelnin! Veçanerisht mimozat që mbushnin oborrin e shkollës me verdhësin e tyre magjike! Profesori lumturohej nga ky shpërthim pranverore dhe ndihej i lumtur që jetonte!
Vazhduan mësimin! Denisi po bëhej një pianist i mirë! Duart i rridhnin dhe muzikaliteti po rritej bashkë me të! Profesori ndihej krenarë dhe i lumtur me ecurine e tij! Por papritmas syte filluan ti erreshin dhe koka ti rëndohej! Se ndjeu veten mirë! Denisi e ndaloi mësimin! Profesor, bëjmë herë tjetër i tha! Qetësohu! Befas profesori ndjeu se kish uri! Një uri të thellë, sikur kishte vite pa ngrënë! Denisi doli! Profesori doli pas tije! Befas në korridorin e shkollës vuri re kazanin e plehrave! Prej aty po vinte një erë e mirë hamburgeri gjysëm i ngrënë! I erdhi turp nga vetja! Aq turp sa për herë të parë mendoi që më mirë të mos ishte gjallë! Por uria ishte aq e madhe sa këmbët e drejtuan nga koshi i plehrave! Hodhi syte rreth e qark se mos po e shihte kush!
Futi duart në koshin e pehrave dhe rrëmbeu hamburgerin e hedhur përgjysmë! Befas Denisit i ndeshën sytë profesorin ! E pa që mori hamburgerin nga koshi dhe i dhembi në shpirt! Por bëri sikur nuk e pa dhe u fut në klasë! Profesorit i shijoi aq shumë ai hamburger nga koshi i plehrave dhe i erdhi çudi si e kishin hedhur ashtu, aq të mirë e të shijshëm! E hëngri me fund dhe uria iu shua si me magji! Aq pak i ishte dashur të shuante gjithë atë uri! U fut nëë klasë dhe e gjeti Denisin të përlotur! Çke, e pyeti i merakosur! Asgjë profesor iu përgjigj Denisi dhe lotët i rrodhën më fort! E përqafoi profesorin dhe nuk përmbahej nga ngashërimet! I erdhi turp nga vetja që profesori e shoi urine nga koshi i plehrave! Desh ta godiste gjithçka me forcë, dhe veten që smund ta ndalonte një poshtërsi të tillë të botës ku po jetonin! Por vetëm qau me përulje dhe i dorzuar nga fakti i turpshem i urisë së profesorit!