Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Trille në dëborë

Tërë natës mbrëmë ra borë e madhe!
( Vazhdon të bjerë edhe sot)
U zbardh dhe bredhi nën dritare
me degët . mbushur plot, përplot.

Në kopsht s’ka zogj dhe cicërima!
( Me ta dje fola deri vonë)
Diku kanë shkuar që të fshihen;
pushteti i bardhë i frikëson.

Sigal

Unë nuk e pashë ardhjen e saj,
por e nuhata menjëherë.
Qielli në mbrëmje ish krejt ndryshe,
sikur të fshihte një mister

I veshur me një ngjyrë pritjesh
dhe re të shndritshme si varak.
Gjithë qiejt e botës kështu bëhen,
kur ndiejnë t’iu vijë ajo në prag.

Mbërritja e saj, më çmend dhe mua!
( S’ më rrinë më këmbët në një vend)
Rend në çdo rrugë i mrekulluar
të kthehem pas, se çoj në mend.

Tërë natës mbrëmë, ra shumë dëborë!
(Cinizmi saj gjithë botën dredh)
Por për çudi, veç unë s’kam ftohtë
Mos vallë jam bërë dhe unë pak bredh?