Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Tetori

792
Sigal

Ag i përzishëm i mbytur në djersë
Mbi mollët dhe fushën me bar
Stina që ditët zvarrit gjithë përtesë
Kollitet me fytin e tharë

Kostari më herët ka dalë nga shtëpia
Me kosën e ndryshkur në duar
Dhe atë si të tjerët e lodhi mërzia
Dhe malli për shiun e munguar

Ndërsa nxjerr nga gjoksi një
oh pafuqie
Dhe barin fillon të kosit
Ngre kokën herë herë té përgjoj bubullimat
A thua po kryen një rit

Por qielli vazhdon, që të hesht i trishtuar
Si një kanavacë pa pikturë
Dhe pse përmbi të një piktor ka nënshkruar
Ajo s’mund te varet në mur

Ag i përzishëm mbi fushën me bar
Tetor qe s’tregon për tetor
Një vjeshtë që kollitet me fytin e tharë
Dhe kokën në lumë “zhyt” çdo orë

Tren, Devoll 2019