Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Peizazh Venecian

131
Sigal

Kanali i madh çan mes shtēpive,

pastaj papritmas bēn njē kthesē.

Skafet e lodhur nē limane

pērkunden lehtas, si lavjerrës.

I etur ajri edhe lumi,

por dhe kēta zogj qē ngjiten varg.

Kētu ka ca kohē , qē shirat s’duken

dhe malli i tij ndihet qē larg.

Njē grup pēllumbash rrahin krahēt

(Ndonjē mē ulet dhe mbi dorē ),

tē ma bēj mē dehēs kētē ajēr

dhe kētē çast mē pranveror.

S’më njeh askush në kētē qytet,

po prapë nuk ndihem i vetmuar.

Ka disa vende, qē njeriut

i bēhen miq krejt pa kuptuar.

Kitara e erēs nēpēr drurē

dhe kjo kēmbanē e kishēs pranē,

nga gjumi zgjon mbretērit etruskē,

dhe gjithē luanēt Venecianē.

Portrete ditēsh dhe peisazhesh

nē gjoksin tim hyjnē pa u ndjerē.

Unē zakonisht nuk bēj shumē foto,

po kētu .. nuk ngopem asnjēherē