Suplement Pena Shqiptare/ Timo Flloko: Poezi- Sytë; Miqtë; Peja

2615
Sigal

Timo Flloko

Miqtë 
Kot e ke, më tha ndërgjegja,
Njerëzit s’janë përherë miq.
Ti pandeh se ata të duan,
Por në fakt i ke “armiq”!

I them vetes, pse, s’kanë shkak,
S’kam pushtet, as ofiq…
Nuk urrej askënd në jetë,
S’ndaj të mirë dhe të liq!

S’ka të bëjë, ata s’të duan,
Afërmendsh i ke “miq”!
(Dashuri, ti s’fal, thotë Krishti,
Po s’i deshe dhe armiqtë!)

S’është çudi në këtë jetë,
Midis miqsh ka dhe “armiq”.
Helm i egos i ngërthen…
Dhe i bën oh sa të liq!

Mos u lig, mos u mpak,
Thotë vetvetja, je një hiç.
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe “armiq”!

Sytë

Sytë shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Sytë hetojnë, hetohen…sytë verbohen.
Sytë qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,

Sytë dashurojnë, dashurohen …sytë harrohen.

Sytë lotojnë, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Sytë heshtin, s’flasin…sytë vrasin.
Shtati kallkan ngrin,sytë mbesin,hapur, kur vdesim.

PEJA
Kushtuar : Vendlindjes
Peje,
ne hije te Bjeshkeve te Namuna
qe si pleq te moçem
me plisa resh mbi krye,
qiejsh kuvendojne…
Gerryer thelle,
zhuritur,
Gryka e Rugoves.
Lart malet shpinat shtrijne,
murana flijimi,
ku heshtjen e vet ha durimi,
me lote ujevarash,
syte e kalimtareve nginj…
Ka rrjedhur koha lume,
por shtrati i malit s’eshte thare.
Nga padurimi klith:
Me ke pritur heret,
po vij!
Gryka zerin e perpin…
Me peshtjell nje ere, me mpin.
Nderem ne ajri,
dhe me merr harrimi…
Peje,
vendlindja ime,
ne zgrip te pikellimit!…