Suplement Pena shqiptare/ Skender Rusi: Unë dhe vetmia ime

135
Sigal

Ngandonjëherë edhe unë kam faj,

me vetminë time jam përplasur!

Ajo ikën edhe kthehet prapë pastaj,

duke sjellë me vete edhe parkun!

Ai vjen tek unë gjithë vjeshtë,

me gjithë gjethet që bien nga lart.

Ai vjen tek unë me gjithë pemë,

me gjithë erën, që flet pak përçart!

Ai vjen tek unë me gjithë ata që qeshin,

dhe me gjitha ata që qajnë pa kuptim!

Unë i shmangem atyre dhe bisedoj me pemët,

dhe qëndroj me to gjer në përqafim!

Ndonjëherë edhe unë jam fajtor,

e marr vetminë time,e çoj ku s’do ajo!

Qenka jo e lehtë që të gjesh një park,

aq më tepër një vetmi që të jetë si kjo!