Suplement Pena Shqiptare/ Qirjako Kasapi : Në 151 vjetorin e lindjes të A. Z. Çajupit.

562
A. Z. Çajupi, kolos i mendimit emancipues të kombit shqiptar
Atdhetari dhe poeti i mirënjohur A. Z. Çajupi lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866, pra 151 vjet më parë . Formimin arsimor 7- vjeçar e përfundoi në Nivan të Zagories. Ai u ambientua shpejt me traditat dhe zakonet e para ardhësve zagorit, njohu kështu jetën dhe shpirtin e vërtetë të tyre , të gëzimeve dhe brengave të bashkëfshatarëve të tij . Këto kujtime lanë gjurmë në vetëdijen e tij dhe do ishin udhërrëfyese në krijimtarinë e bukur artistike. Pas kulturës që mori në kolegjin francez në Aleksandri, ai ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, studimet për drejtësi. Martesa me vajzën e atij vendi, Evgjeninë e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq vetëm pas një viti, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronditi thellë poetin shpirtërisht dhe u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë “Vaje”, një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë. Emri i tij u bë akoma dhe më i njohur , kur botoi më 1898 artikullin e shumëpritur “Duke kërkuar një alfabet”, ku shprehu shqetësimin e tij për nevojën e unitetit të lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për përdorimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Kontributi i spikatur i A. Z. Çajupit, shkëlqeu madhërishëm gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare ku shoqëria shqiptare duhej të shpëtonte nga zgjedha e gjatë e sundimit osman , të fitonte Pavarësinë , dhe të hynte në udhën e zhvillimit demokratik. Çajupi me veprimtarinë e tij patriotike dhe krijimtarinë e tij letrare u bë zëdhënës i ardhmërisë shqiptare duke i qëndruar me besnikëri pikërisht këtij misioni historik.. Ai solli kontribut të veçantë në zhvillimin progresiv shoqëror të Letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Gjithë pasuria e krijimtarisë së tij letrare me poezitë e spikatura si; Besa, Ku kemi lere, Fshati im, Robëria, Shqiptar, Sulltani, Trim’ i Shqipërisë, Varfëria dhe liria, Naim Frashëri, Baba Tomori, Punërat e Perëndisë, Naim Frashëri, Atdheu dhe dashuria, Mëmëdheu, Kurbeti , Kopshti i dashurisë, si dhe komeditë Burri i dheut, Pas vdekjes, 14 vjeç dhëndër, Baba Musa lakuriq, në shumë Fabula (shqipërime – origjinale),si dhe Publicistika Parathënie (letër bashkëkombësve) Klubi i Selanikut, Besa-Bese,e të tjera krijime letrare si këto që JANË ARKIVUAR NË MEMORIEN HISTORIKE TË POPULLIT TONË si thesar floriri që vetëm shkëlqejnë me kalimin e viteve.. Thjeshtësia mahnitëse e vargut të Çajupit , bukuria shprehëse e gjuhës , përmbajtja dhe stili i qartë me të cilin janë shkruar këto krijime letrare janë mirëpritur nga lexuesi shqiptar i çdo periudhe. Le të sjellim në vëmendjen tonë një nga xhevahiret e poezisë shqipe , që mjalton me kryefjalën “ Mëmëdheu.” Impulsi i ndjeshmërisë njerëzore përcillet kështu magjishëm tek vargjet; Mëmëdhe quhet toka , ku më ka rënurë koka, ku kam dashur mëm’e atë, ku më njeh dhe gur’ i thatë , ku kam pasurë shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshët ku kanë qënë dhe varret q’i kanë vënë, ku jam rritur me thërrime, ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur, ku kam qarë, ku rroj me gas e me shpres, ku kam dëshirë të vdes…Po kështu tek libri me fabula që i kushtohet rinisë shqiptare që përshkruhet në vjershën “ Për çunat shqiptarë”, ai jep mesazhin domethënës të ardhmërisë të kësaj moshe vitale, ku për krijimet e tij letrare shprehet se ; Do ti fal dorë –më- dorë,Te çunat e Shqipërisë, Se janë shpresë e Lirisë! Kanë kaluar pra 151 vjet nga lindja e tij dhe sot përsëri ndjejmë freskinë dhe ndjeshmërinë që përcjell tek lexuesi jonë dhe ai i huaj krijimtaria letraro – artistike e këtij gjiganti të poezisë shqipe. Frymëzimi letrar i Çajupit kalonte natyrshëm nga romantizmi apo idealizmi në realizëm duke marrë shkak nga ndjeshmëria e tij për të dhënë një profil të qartë të polarizimit shoqëror të periudhës që jetoi. Ai u nda nga jeta në Kajro më 11 korrik 1930, por ai la pas emrin e atdhetarit dhe publicistin letrar më të dashur të rilindjes pas vdekjes të poetit të madh Naim Frashëri ,. Dhënia e dekoratës “Nderi i Kombit” më datë 27.3.2015. nga Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani në fshatin Sheper , A.Z.Çajupit ( pas vdekjes) me motivacionin; “ Një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare , i cili në fillim të shek. të kaluar ,me poezitë dhe veprat e tij letrare satirike kontribuoi jo vetëm në edukimin e ndjenjave atdhetare , por luajti edhe një rol të veçantë në ndriçimin e shoqërisë shqiptare”, ishte domethënëse. Ishte simbolika e figurës së Çajupit arsyeja që Presidenti Nishani në ditën e dekorimit të tij evokoi vendlindjen e tij zagorite kur u shpreh se; “ Dija , intelekti janë medaljonet më të ndritshëm të zagoritëve. Nuk e teproj të them se , krahasimisht me numrin e vogël të popullsisë , Zagoria zë vendin e parë në Republikë , jo vetëm për njerëzit me arsim të lartë por, si thamë për kontribute intelektuale në rang kombëtar.” Le të kujtojmë këtu figurat e nderuara zagorite si Aristidh Ruci, Mihal e Diogjen Harito, Ilia Dilo Sheperi , Sofokli Çapi, Janaq Bulo, Lipe Kasapi, Vangjel e Petro Garo apo historianin e shquar të letërsisë shqipe dhe Akademikun e nderuar Prof. Dok. Jorgo Bulon , poliglotin dhe studjusin e gjuhës shqipe, Nderin e Kombit , Petro Zheji, etj. Pra mund të thuhet pa dyshim se kontributet intelektuale të zagoritëve në shtet formimin shqiptar janë evidente në memorien historike të popullit tonë.. Për sa më sipër mund të thuhet pa dyshim se; Respekti e mirënjohja shkojnë në mënyrë të merituar për krijimtarinë letraro- artistike të A.Z. Çajupit , në funksion të rilindjes të mendimit emancipues, përparimtar e shoqëror të kombit tone. 
Sigal