Suplement Pena Shqiptare/ Alma Feruni: Trimat s’e presin lirinë pranë vatrës…

594
Ishte e bukur dita sot plot Diell. Vetëm mali i Çikës mbante akoma borën mbi supe si çobani sharkun. Dhe udha ishte ajo e dikurshmja. Ishte e njëjta rrugë nga kishte kaluar dikur Ismail Qemali që kishte shëtitur në viset e Vranishtit trim. Ishte e njëjta udhë që kishin përshkruar martirët e lirisë. Është e njëjta udhë që sot ne ndërmorëm për tu përkulur respektesh për martirët e lirisë…Zjarri i lirisë kishte kohë që ishte ndezur në ato vise ku zemra merrte flake nga një shkëndijë. Trimi s’e priste lirinë pranë vatrës së ngrohtë, po hidhej aty ku ishte zjarri e shkëndija më e flaktë. Marshimi Vranisht- Tërbaç- Brataj, i dhjetëra banorëve të fshatit përpara masakrimit nga gjermanët në Brataj edhe sot i rrëqeth ato male hije rënda. Por që kurrë s’u përkulën. Si në legjendat antike, ata që i shpëtuan barbarizmit, të gjymtuar dhe gratë sokolesha që bashke me djepet, mbartnin mbi shpina trimat u kthyen legjendë. Po përsëriteshin rrëfenjat e historitë shumëshekullore kalitur në kudhër të lirisë. Gratë burrnesha me dhimbjen në buzë por shpirtin ah shpuzë, bënë udhëtimin më të vështirë shekullorë që kishin parë malet që kur ishte krijuar njerëzimi…kishte lindur Vranishti sokolesha si Teferri Ibraj që kishte marr hakun e familjes pa ju trembur syri kurrë, po pa dhe kapedanen Aishe Kalemin që thuri vargje për djemtë e nënave në gjithë botën që po masakroheshin e po përvëlonin sa e sa zemra nënash, që shpëtoj një tjetër masakër. Drithëruese teksa trupat e trimave kullonin gjak, ato i mbartnin mbi supe… Dhe tani pas kaq e kaq vitesh sërishmi mblidhen Vranishtiotët, vendosin lule te lapidari në Brataj. Tre ndalesa. Tre vende ku ishte bërë masakra e gjermanëve mbi trimat vranishtiot… Dëgjohet shushurima e lumit Shushicë. Akoma nuk është qetësuar. Mban në shtrat të gjithë tragjeditë e fatet njerëzore. Ishte dimër I egër ai i dhjetë shkurtit… Masakra e Vranishtit në Operacionin e Dimrit në 1943-1944..S`do te harrohet kurrë… Pasi kalojmë Bratin, tani këmba prek tokën e ashpër e të fortë, të Vranishtit tonë. Po tani këmba pret tokë. I gjithë ky udhëtim në prekjen e ëndrrës së shpresës, së jetës. Ne jemi si Anteu që e marrim fuqinë nga Toka jonë, nga Vranishti ynë i bekuar. Dhe sërish lule në lapidarin e të rënëve. Janë të gjithë brezat aty, dhe ai që ka përjetuar luftën Nacional- Çlirimtare dhe ai i riu që do të mësojë sa më shumë nga trimëria e të parëve tanë… Grupi i isos labe dhe i valles aq të bukur labe kujton me zë zemre trimëritë e të rënëve. Jehona e këngës që përcillet breg më breg…si një gojëdhënë legjendë. Aty të pranishëm Muhamet Tartari, kolosi i polifonisë labe, Simbol Pazaj, nën kryetar i bashkisë Himarë, bir i Vranishtit, Avni Varfi,, kryeplak i fshatit Kastriot Veizi Ramadan Ramadani, Zeqir Ribaj, Hamdi Barjamaj. Lesko Celoleskaj Shyqo Aliaj me te shoqen. Et`hem Shkurti, Pertit Gjikondaj… Lavdosh Shkurti me te shoqen, Farbardha Shkurti.. Bilbil Haxhiraj…kryetari i veteraneve te luftës..e plot miq e shokë, bashkëfshatarë…
Sigal