Sigal

Romela Begaj dënohet me 8 vjet nga Federata Botërore e Peshngritjes, pasi nuk ka mundur të provojë përpara gjykatësve të Federatës Botërore arsyet e gjetjes së gjurmëve të stanazololit në trupin e saj.

Peshëngritësja shqiptare rezultoi pozitive në testin anti-doping në Kampionatin Botërorë të peshëngritjes së zhvilluar në SHBA gjatë muajit dhjetor. Nga ky turne, Begaj rrembeu medaljen e artë në stilin e shkëputjes.