Nesër do të lexoni/ Suplementi Psikologji: Arsyet psikologjike që i shtyjnë meshkujt drejt tradhtisë

878
“Mos vallë jam lidhur për gjithë jetën me personin e gabuar?!”
Pse burrat janë jobesnikë dhe tradhtojnë, madje edhe atëherë kur i kanë gratë tejet atraktive? Secili mashkull ka dëshirë të mendojë për veten si për një gjuetar të vetmuar të cilit femrat nuk mund t`i bëjnë ballë. Natyrisht secili mashkull dëshiron që gjithë jetën e vet ta kalojë vetëm me një femër, e cila do të jetë grua e dashur, e ndershme, nënë e fëmijëve të tij, mike jetësore e tij. E gjitha ajo që mund të bëjnë gratë si masë parandaluese e tradhtisë është: Të jenë të kujdesshme. Që nga fillimi i lidhjes duhet qartë t’ia bëni me dije se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi, sjellja jobesnike do ta shkatërrojë përgjithmonë lidhjen tuaj. Nëse edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira, urgjentisht duhet të ndërmerrni diçka. Meshkujt që vendosin të mashtrojnë partneren zakonisht e bëjnë këtë për disa arsye.
Monotonia
Jo vetëm femrave, por edhe meshkujve u mërzitet jeta shtëpiake, ku dita kalon në po të njëjtat stade. Jeta në çift ka nevojë për varietet. Nëse ai mërzitet do kërkojë të dalë me dikë për t’u shkëputur nga monotonia. Jeta e tij fillon të ndryshojë. Psikologët japin disa arsye për këtë: frika nga plakja, pikëllimi, vetmia, monotonia apo pakënaqësia me gruan e cila në radhë të parë kujdeset për fëmijët.
Kureshtja
Arsye tjetër është kureshtja. Pothuajse s`ka në botë mashkull që nuk pyet veten: “Si do të ishte të gjendej në shtrat me ndonjë tjetër femër?”. Shumë nga ata meshkuj….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal