Dhimitër Gjoka: Kadri Roshi – Aktori i madh i Skenës dhe Kinematografisë Shqiptare

62
Sigal

…Kadri Roshi, emër që e dëgjova për herë të parë vite të largëta në moshën e rinisë time në qytetin e Vlorës nga aparati i radios. Strukeshim pranë saj dhe dëgjonim me kërshëri emisione si “Teatri në mikrofon”, apo “Heroizmi i Popullit tonë në shekuj” dhe magjepseshim nga interpretimet e shkëlqyera të aktorve të Teatrit Popullor mes të cilëve spikaste edhe ky emër që më pas do ta njihja edhe me portret në ekranin e të vetmes kinema që kishim në qytet nga filmat e kinostudios Shqipëria e Re. Do të kalonin vite dhe unë si student i Akademis së Arteve në degën e Aktrimit dhe Regjizurës pata fatin të njihesha nga afër me këtë artist të jashtzakonshëm të skenës dhe ekranit të filmit shqiptar. Mora këshilla të vlerëshme për Mjeshtrin e Aktorit ku i pranishëm në disa prova tonat në interpretimet e fragmenteve  na ndiqte me dashuri dhe na dhuronte  shoqëri ku  diskutonim me pasion rreth pjesëve që vinim në skenë. Ky njeri dhe artist i madh më ngjallte më shumë pasionin për artin e bukur të aktrimit. Si spektator, në sallën e Teatrit Popullor apo në salla kinemaje më mbërthente me forcën e interpretimit saqë në ditë ,muaj e vite të tëra janë strukur thellë memories time për të mos u harruar kur, role të realizuara, mjeshtërisht në nivele shumë  sipërore të një kalibri botëror. Kadri Roshi të mbërthente me forcën e llogjikës në dialog,të mbërthente me forcën e vështrimit ,të mbërthente me të folurën e trupit kur qëndronte apo kur lëvizte në mizanskenat e veprimit skenik apo edhe në sheshet e xhirimit.Forca e vështrimit të tij ishte e papërballueshme. Në te Kadri Roshi kishte forcën e veprimit,kishte forcën e fjalës,kishte forcën e zhbirimit ku dallohej nga interpretët e tjerë dukshëm në rrjedhat e roleve që i ngarkoheshin. Komportimi  i tij me personazhet e tjerë ishte sa magjepsës kaq edhe ndihmues.Kush e njeh artin e interpretimit kupton bukur se çdo të thotë të kesh një partner të tillë në krahë.Ky ishte Kadri Roshi në vështrimin tim . Fat që isha bashkëkohës me këtë aktor të madh…